150 koshere me bletë u dhurohen sot përfituesve të tyre

Ekonomi

150 koshere me bletë u dhurohen sot përfituesve të tyre

Më: 24 gusht 2015 Në ora: 16:41

Komuna e Mitrovicës, në kuadër të projektit për mbështetjen e zhvillimit të bletarisë në 150 familje të bletëve do t’u shpërndahen sonte përfituesve të tyre, ndërkaq shpërndarja e 51 koshereve të tjera do të bëhet javën e ardhshme.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, ka thënë se vlera e përgjithshme e projektit është 15 mijë euro, të cilat janë siguruar nga subvencionet e rregullta të Drejtorisë së Bujqësisë, ndërkaq me 4.900 euro kanë participuar përfituesit.

“Në këtë projekt kanë aplikuar gjithsejtë 173 bletarë, ndërkaq kanë përfituar 67 prej tyre. Një nga kriteret bazë për përfitim ka qenë njohja dhe posedimi i 5- 29 familje bletësh, si dhe sikurse participimi në vlerën 74 euro”, ka thënë Aliu.

Shpërndarja e nga tri koshere me bletë do bëhet rreth orës 21.20 në Frashër. Furnizues me bletë është ndërmarrja "Bletaria" në Ferizaj./A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat