Konfindustria: Tregu bankar shqiptar me shenja të dukshme të oligopolit

Ekonomi

Konfindustria: Tregu bankar shqiptar me shenja të dukshme të oligopolit

Më: 23 gusht 2015 Në ora: 14:12

Konfindustria shpreh shqetësimin për mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të tregut bankar shqiptar me shenja të dukshme të oligopolit dhe i paaftë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit.
Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që ndërkohë kur prej vitesh përgjatë dhe pas krizës globale, kreditimi i biznesit dhe qytetarëve shqiptarë është në kufijtë më të ulët historik, rritja e PPB është e papërfillshme, interesat të kredive janë 6 herë më të larta se interesat e depozitave, fitimet e sektorit bankar janë në rritje të qëndrueshme. Sipas të dhënave zyrtare vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2015 fitimi i sektorit bankar u rrit pothuaj me 50% krahësimisht me vitin pararendës me vlerë absolutë 88 milionë euro.
Konfindustria vlereson, se ekzekutivi, vendimarrja politike në përgjithësi dhe Banka e Shqipërisë si institucioni përgjegjës, duhet të ndërhyjnë fuqishëm dhe në kohë të shpejtë për shmangien e pozitave monopol të sistemit bankar në tregun financiar të vendit si dhe mirëpërdorimin e kursimeve dhe kapitaleve në formën e depozitave të shqiptarëve, relativisht të mëdha krahësimisht vendeve të Rajonit./Gjergj Koja

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat