Operacioni kundër informalitetit/Cani: Synojmë të rrisim të ardhurat me 430 milionë USD.

Ekonomi

Operacioni kundër informalitetit/Cani: Synojmë të rrisim të ardhurat me 430 milionë USD.

Më: 22 gusht 2015 Në ora: 14:31

Qeveria synon rritjen e të ardhurave me 430 milionë dollarë nga aksioni kundër evazionit dhe informalitetit. Shifra u bë publike nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, sipas të cilit në Shqipëri operojnë rreth 100 mijë biznese, nga të cilat 33 % janë të pafiskalizuara dhe niveli i informalitetit llogaritet rreth 50 %. Ndërsa paralajmëroi nisjen e aksionit kundër informalitetit duke nisur nga 1 shtatori, Cani tha se në qendër të këtij operacioni do të jetë biznesi i madh.
“1/3 e biznesit është e pa kristalizuar. Ky është një aksion si ai me energjinë, por ka specifikat e veta, që fillon me vetëdeklarimin, pasi fushata ka filluar herët në komunikim me biznesin, por vetëdeklarimi është baza. Kjo reformë ka filluar në nëntor me hartimin dhe miratimin e draftit, pasi është marrë mendimi i biznesit, por janë edhe faktorët ndërkombetarë si, FMN dhe Havardi, por si bazë ka ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë, si dhe ministrine e Ekonomisë dhe ate te Brendshme”, tha kreu i financave publike.
Sipas tij, në qëndër të këtij aksioni është biznesi i madh, por dhe bizneset e mesme dhe bizneset e vogla, duke filluar nga karburantet, duhani, por dhe biznesi i vogël me kuponin tatimor. “Verifikimi do të nisë me konstatimin e kasës, kush lëshon kupon tatimor dhe verifikon nëse është apo jo me akcizë. Në këtë aksion do të jenë shumë njerëz të specializuar dhe rezultati i pritshmërisë parashikohet tek 430 milionë dollare. Kjo do të krijojë mundësi edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve”, tha Cani.
Ndërkohë për 2016, ministri i Financave garantoi se nuk do të ketë asnjë rritje taksash, por shtoi se mund të ketë disa rregullime të vogla./Gjergj Koja

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat