Asetet pensionale arritën në 1.1 miliard euro

Ekonomi

Asetet pensionale arritën në 1.1 miliard euro

Më: 19 gusht 2015 Në ora: 07:57

Sektori pensional vazhdon të jetë sektori me normën më të lartë të rritjes së aseteve në kuadër të sistemit financiar të Kosovës.

Vlera e aseteve të sektorit pensional, deri në dhjetor 2014, arriti në 1.1 miliard euro, duke shënuar rritje vjetore prej 19.1 për qind. Sektori pensional i Kosovës përbëhet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) dhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP).

Pjesa më e madhe e kursimeve pensionale në Kosovë vazhdon të administrohet nga FKPK-ja, që menaxhon me 99.5 për qind të gjithsej aseteve të sektorit të pensioneve të cilat u karakterizuan me rritje vjetore prej 19.1 për qind.

Ndërsa pjesa e mbetur administrohet nga FSKP-ja të cilat shënuan rritje vjetore prej 9.2 për qind” është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore së Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat