Gap prezanton të gjeturat se kush do të përfitoj nga falja e borxheve

Ekonomi

Gap prezanton të gjeturat se kush do të përfitoj nga falja e borxheve

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 07:28

Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj raportin "Kush do të përfitoj nga falja e borxheve".

Në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës filloi procedurat për faljen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve të grumbulluara deri më 31 dhjetorë 2008. Në korrik, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin për Faljen e Borxheve.

Mirëpo, edhe gjashtë muaj pas nisjes së këtij procesi, Qeveria nuk ka dalur me të dhëna të detajuara për strukturën e borxhit që do të falet.

Instituti GAP ka grumbulluar të dhëna të detajuara për borxhin që qytetarët dhe bizneset i kanë shtetit. Sa është ky borxh? Kush do të përfitoj më shumë: qytetarët apo bizneset? Ndaj cilit institucion është borxhi më i lartë?

Në bazë të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, sa në të vërtetë është borxhi real? A e kanë kryer detyrën e tyre zyrat ligjore të ndërmarrjeve publike, doganave dhe Administratës Tatimore?

Pas një hulumtimi disa mujorë, GAP do të prezantoj këto të gjetura në një konferencë për media e cila do të mbahet të mërkurën, më 5 gusht 2015, ora 10.30, në zyret e Institutit GAP.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat