15 grante për përkrahjen e bizneseve të grave në Kosovë

Ekonomi

15 grante për përkrahjen e bizneseve të grave në Kosovë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:57

Union i Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) me seli në Keln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Organizatën Jo-qeveritare “Gratë në Biznes” dhe Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë (OEGJK), kanë organizuar në fshatin Krushë e Madhe ceremoninë e ndarjes së 15 granteve për biznese prodhuese të grave në Kosovë, 4 prej të cilëve i janë dhënë anëtarëve të Kooperativës Bujqësore “Krusha”.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Murat Jashari, anëtarë nderi në Kryesinë e UBKGJ si dhe përfaqësues të bizneseve nga Gjermania dhe Kosova, dhe personalitete të ndryshme nga vendi.

Mysafirëve i uroi mirëseardhje kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, inkurajoj Unionin e Bizneseve Kosovaro-Gjermane me seli në Gjermani dhe investitorëve të tjerë të investojnë në Krushë pasi vendi “njihet në Kosovë dhe Evropë për produktet e saj cilësore”.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive e “Gratë në Biznes”, Hamide Latifi, përgëzoi gratë e Krushës për punën e madhe që po bëjnë dhe dhe tha se UBKGJ nuk ka vend më të qëlluar për investime. Zonja Latifi tha se përmiresimi i kushteve të punës me investime shtesë për objektin e përpunimit dhe teknologjisë përpunuese, do të ndihmonte krushjanët të shtojnë prodhimin, që nënkupton punësimin, dhe të rrisin cilësinë e produkt eve duke qenë konkurrente në treg në vend dhe jashtë.

Murat Jashari, anëtarë nderi në Kryesinë e UBKGJ, në fjalën e tij tha se “askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa ne Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre dhe rindërtojnë jetën”.

Gani Nuha, zëvendëspresidenti i UBKGJ tha se UBKGJ do të vazhdojë bashkëpunimin dhe përkrahjen për Krushën.

Fahrije Hotin, pronare e Kooperativës së grave “Krusha”, tha se gratë e Krushës janë simbol i paqes, i dijes, i vullnetit dhe i suksesit. Kjo punë na u ka imponua dhe më shumë ka qenë punë e zorit për të rritur fëmijët tanë, por sot këtë punë e bëjmë me shumë dëshirë.

“Unë shpresoj që çdo cent të këtij granti, gratë ta shpenzojnë aty ku duhet sepse me të vërtetë është djersë e dikujt, duhet të keni respekt për njerëzit që punojnë dhe mendojnë për juve�€ , tha Hoti.

Edhe Samir Krasniqi, President i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, premtoi që Oda do të ndihmojë këto kompani të grave të sapoformuara në zhvillimin e biznesit dhe qasjen në treg.

Përfaqësuesit e UBKGJ u njohën me nevojat afatshkurta dhe planet afatmesme te kooperativës së grave “Krusha”. Gani Nuha dhe Ilir Balija, anëtarë te UBLGJ premtuan se do te ndihmojnë në sigurimin e pajisjeve. Ndërkaq për ndërtimin e një punëtorie për gratë e Krushës, këta përfaqësues do të prezantojnë nevojat, tek Unioni. Kooperativa e Krushës ka siguruar tregun, ka lëndë të parë dhe fuqi punëtore, prandaj shtimi i kapaciteteve përpunuese është i domosdoshëm. Pos tregut të Kosovës gratë e Krushës kanë filluar eksportin edhe në Zvicër dhe në Shqipëri.

Delegacioni i UBKGJ vizitoi varrezat e dëshmoreve dhe shtëpinë muze të prof.dr. Ukshin Hotit, në Krushë.

Ky është projekti i tretë i Unionit të Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

UBKGJ vitin e kaluar ka ndarë 34 bursa për vajza studente në Universitetet Publike të Kosovës dhe është duke zbatuar projektin për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat