Dogana mbledh 500 milionë euro për shtatë muaj

Ekonomi

Dogana mbledh 500 milionë euro për shtatë muaj

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:48

Angazhimi i Doganës së Kosovës respektivisht puna e oficerëve doganor ka bërë që për herë të parë që nga themelimi i Doganës të mblidhen mbi 500 milion euro deri në fund të muajit korrik.

Krahasimi me të dhënat e vitit të kaluar tregojnë për rritje të hyrave me 7.5 përqind më shumë se vitin e kaluar apo shprehur në milion mbi 35 milionë euro më shumë. Të gjitha këto të hyra nënkuptojnë më shumë fonde për qytetarët e Kosovës, respektivisht më shumë për arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenie në përgjithësi.

Puna dhe angazhimi i doganës ka ndikuar dukshëm në uljen e informalitetit përmes luftimit të ekonomisë jo-formale që është edhe angazhim i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat