Këshilli për Investime miratoi rregulloren e financimit të linjës hekurudhore 10 (Foto)

Ekonomi

Këshilli për Investime miratoi rregulloren e financimit të linjës hekurudhore 10 (Foto)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:52

Këshilli Kombëtar për Investime sot miratoi Rregulloren e Punës dhe financimin e fazës së parë të rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.

Gjithashtu miratoi edhe metodologjinë për përzgjedhjen dhe prioritizimin e projekteve të infrastrukturës, si dhe u diskutua lista preliminare e projekteve prioritare infrastrukturore.

Kryesuesi i këtij Këshilli njëherësh edhe ministër i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në hapje të kësaj konference tha se ky Këshill që do të koordinojë procesin e financimit të projekteve infrastrukturore në vend, ka për qëllim që të siguroj sinergji në mes të burimeve të ndryshme të financimit, përkatësisht buxhetit, huave dhe granteve.

Çollaku tha se synimi i tyre është që deri në muajin nëntor të kenë të përgatitur listën prioritare të projekteve në fushën e transportit, energjisë dhe mjedisit, për të vazhduar e pastaj me çështjet infrastrukturore në sektorin social, por njëkohësisht do të konsiderohet edhe përfshirja e sektorëve të tjerë, pasi që zbatimi i metodologjisë për prioritizimin e projekteve infrastrukturore tani më është edhe kriter zyrtar i Komisionit Evropian.

Çollaku: Prioritetizimi i projekteve

“Të gjitha vendet e rajonit në kuadër të takimeve ‘Western Balkan 6’ janë dakorduar për qasjen e re të financimit të projekteve infrastrukturore. Qasja e re siç e kemi theksuar edhe më herët bëhet nga dy elemente kryesore: zbatimi i metodologjisë për përzgjedhjen dhe prioritetizimin e projekteve infrastrukturore dhe rrjedhimisht përgatitja e listës prioritare të projekteve të infrastrukturore si dhe themelimi i Këshillit Kombëtar për Investime, që ne tashmë e kemi bërë. Ministria e Integrimit Evropian së bashku me Ministrinë e Financave dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian tanimë kanë përgatitur këtë metodologji, e cila do të specifikojë në mënyrë të qartë përzgjedhjen dhe prioritetizimin e projekteve infrastrukturore”, tha ministri Çollaku.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se sistemi i transportit është komponentë e domosdoshme në lehtësimin e zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimin e varfërisë.

Zharku: Shndërrimi i Kosovën në vend transit

“Sistemi i transportit është komponentë e domosdoshme në lehtësimin e zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimin e varfërisë. Madhësia e Kosovës, gjendja ekonomike, burimet natyrore së bashku me popullatën e re paraqesin rëndësinë e zhvillimit të një sistemi efikas dhe efektiv të transportit për kontribuim në regjenerimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zvogëlim të varfërisë. Krahas kësaj, vet ndodhja gjeografike dhe statusi i territorit të mbyllur tokësor si dhe ndikimet mbi tregtinë, koston e transportit nënvizojnë rëndësinë jo vetëm për zhvillimin e një sistemi të tillë por gjithashtu duke integruar plotësisht me sist emet e vendeve fqinje dhe rajonin, kështu duke shndërruar Kosovën në një vend transit”, tha Zharku.

Kurse, zëvendës ministrja e MZHE, Besa Zogaj - Gashi, tha se kostoja totale e investimeve që pritet të ndodhin për energji është 24.2 milionë euro

Gashi: 24 milionë euro për uljen e ndotjes

“Sa i përket dhjetë projekteve të para, kanë të bëjnë me energjinë elektrike përkatësisht projektet të cilat mbështetin Termocentralin ‘Kosovën A’. Qëllimi i këtyre projekteve është rritja e sigurisë së punës së njësive të gjenerimit A3, A4 dhe A5 të TC Kosova A. Këto projekte kryesisht do të kenë ndikim në uljen e ndotjes, me specifikisht uljen e Azotit(N) në pajtueshmëri me kërkesat e direktivës 2010/75 të BE për lirimin e shkarkimit në ajër. Po ashtu kostoja totale e këtyre projekteve është 24.2 milionë euro”, tha Gashi.

Ndërsa, minis tri i Financave Avdullah Hoti, tha se Kosova ka përfituar bukur shumë mjete nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor për të kryer studimet e ndryshme.

Hoti: Kosova ka përfituar bukur shumë mjete nga korniza investuese e Ballkanit

“Neve na mbetet që t’i harmonizojmë projektet dhe të dalim me një listë prioritare para operatorëve e financueseve. Kosova ka përfituar bukur shumë mjete nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor për të kryer studimet e ndryshme. Këtu dëshiroj të përmend një listë të projekteve që është kohgjenerimi për Termokosin për kryeqytetin, projekti i ngrohtores në Gjakovë projekti për efiçiencë të energjisë në nivele lokale dhe qendrore, është renovimi i rrjetit ekzistues për ndërtimin e fabrikës së ujit të pijshëm në Shkabaj e plot projekte të tjera”, tha ministri Hoti.

Hoti ka theksuar se MF-ja së bashku me MIE-në kan ë punuar ngushtë për të bërë themelimin e Komitetit Kombëtar për Investime një realitet dhe shtytës të përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe njëkohësisht të rëndësishëm në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq i ngarkuari me punë nga Zyra e Bashkimit Evropian, Christof Stock, ka thënë se Këshilli Kombëtar për Investime i një rëndësie të veçantë për Kosovën që të përfitoj nga fondet e BE-së që janë në dispozicion për investime strategjike të cilat lidhin shtetet e Ballkanit Perëndimor mes tyre si dhe me shtetet anëtare të BE-së./I. Shabani

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat