Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Ekonomi

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:55

Fushata e korrje shirjeve në territorin e Komunës së Malishevës, edhe zyrtarisht ka përfunduar sot, ku rendimentet e grurit, kanë qenë jo të pritshme, mirëpo cilësia e grurit ka qenë e mirë.

Fushata e korrje shirjeve ka zgjatur 23 ditë dhe në këtë fushatë kanë qenë të angazhuara 45 kombajna, përderisa të mbjella me grurë kanë qenë 3780 hektar.

Drejtori për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Hajrullah Mazreku, e ka cilësuar të suksesshme fushatën e korrje shirjeve, mirëpo sipas tij rendimentet kanë qenë jo të kënaqshme. “Rendimentet e grurit janë sjellë nga tre mijë deri në tremijë e katërqind kilogram për një hektar, mirëpo kualiteti i grurit ka qenë i mirë”, tha drejtori Mazreku.

Sipas drejtorit Mazreku, gjatë fushatës së korrje shirjeve kanë qenë të përfshira rreth 45 autokombajna, kurse sipërfaqja realizuar e korrjeve është : Grurë 3780 ha, Tërshërë 29 ha, Elb 10.4 ha. E gjithë sipërfaqja e korrur me këto kultura është në sektorin privat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat