Oda Ekonomike indiano-kosovare shpreh interesim për investime në Kosovë

Ekonomi

Oda Ekonomike indiano-kosovare shpreh interesim për investime në Kosovë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:42

Gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra, është biseduar për gjetjen e formave të bashkëpunimit dhe investimeve në Komunën e Podujevës.

Kryetari Veliu e informoi Mishran për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme duke thënë se Komuna e Podujevës ofron kushte të mira për investime në zhvillimin e bujqësisë. Më tej kryetari Veliu shprehu bindjen se bashkëpunimi me Odën Ekonomike Indiano-Kosovare do të jetë me interes në shumë fusha.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra, shprehu interesim për investime dhe bashkëpunim në sektorë të ndryshëm, veçmas në sektorin e biznesit, duke u zotuar për konkretizimin e këtij bashkëpunimi përmes investimeve në projekte të ndryshme.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për vizitën dhe interesin e treguar për bashkëpunim, kryetari Veliu i dhuroi kryetarit të Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra, plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat