Rrezikohet Europa, pas Greqisë, Italia me nivelin më të lartë të borxhit

Ekonomi

Rrezikohet Europa, pas Greqisë, Italia me nivelin më të lartë të borxhit

Më: 24 korrik 2015 Në ora: 14:25

Europa po kërcënohet nga rritja e nivelit të borxheve. Të dhënat e fundit të Institutit Europian të Statistikave tregojnë se pas Greqisë, shteti me nivelin më të lartë të borxhit është Italia me 135.1%, pasuar nga Portugalia.

Eurostat konstaton rritje të nivelit të borxhit, jo vetëm në Eurozonë, por në të gjithë Bashkimin Europian.

Pas Greqisë, Italia është vendi i dytë në Europë me nivelin më të lartë të borxhit. Shifrat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave dhe të cituara edhe nga mediat italiane tregojnë për rritje të vazhdueshme të borxhit në vendin tjetër fqinj me Shqipërinë.
Sipas Eurostat-it, Greqia është shteti me borxhin më të lartë në Europë në 168.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E dyta është Italia, me një nivel borxhi publik që është rritur në 135,1% në tremujorin e katërt dhe shteti i tretë me borxh më të lartë është Portugalia, me 129,6% të PBB-së.

Në listën e vendeve europiane të publikuar nga Eurostat rezulton se shtetet me nivelin më të ulët të borxhit janë Estonia me 10.9% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, Luksemburgu me 21.5% dhe Bullgaria me 29.6 për qind të PBB-së.

E parë në një mesatare për të gjithë vendet e Eurozonës, por edhe bashkimit europian Instituti europian I Statistikave ka evidentuar një përkeqësim të nivelit të borxhit kundrejt prodhimit të përgjithshëm bruto. Kështu, në nivel Eurozone, në tremujorin e parë të këtij viti, borxhi public u rrit rritur në 92.9% të PBB kundrejt 92% që ishte në fund të tremujorit të 4 2014.

Ndërsa për bashkimit Europian, borxhi u rrit nga 86.9% në fund t 2014-ës në 88.2% për tremujorin e parë 2015.

Vendet më nivelin më të lartë të borxhit

Greqia 168.8% e PBB
Italia 135.1% e PBB
Portugalia 129.6% e PBB

Vendet me nivelin më të ulët të borxhit

Estonia 10.9% e PBB
Luksemburgu 21.5% e PBB
Bullgaria 29.6% e PBB

Rritja e borxhit në Eurozonë

Tremujori I parë 2015 92.9% e PBB

Tremujori I fundit 2014 92.0% e PBB

Rritja e borxhit në Bashkimin Europian
Tremujori I fundit 2014 86.9% e PBB
Tremujori I parë 2015 88.2% e PBB

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat