“Deutsche Bank” 250 mln euro për Shqipërinë

Ekonomi

“Deutsche Bank” 250 mln euro për Shqipërinë

Më: 23 korrik 2015 Në ora: 23:50

Qeveria ka miratuar dy marrëveshje, me një vlerë totale prej 450 milionë euro, por që do të shërbejnë për të tërhequr një kredi prej 250 milionë euro nga “Deutsche Bank”. Por për të bërë të mundur realizimin e këtij operacioni financiar, pra marrjen e kredisë, qeveria ka miratuar edhe një marrëveshje garancie me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore.

Pikërisht Banka Botërore është angazhuar në këtë operacion financiar për të garantuar se Shqipëria do të mund të ketë aftësinë e plotë paguese për të respektuar marrëveshjen e huasë me bankën gjermane. Sipas vendimeve të qeverisë të datës 10 qershor 2015, është miratuar në parim marrëveshja e dëmshpërblimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për garancinë e bazuar në politika për financat publike në Shqipëri, me një shumë prej 200 milionë euro.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar në parim edhe marrëveshjen e huasë me afat, mes Ministrisë së Financave, si huamarrës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si garantues, dhe “Deutsche Bank AG”, dega e Londrës, si huadhënës fillestar, me një shumë prej 250 milionë euro.

Ndërkohë në nëntor pritet të maturohet edhe eurobondi i parë shqiptar i emetuar 5 vite më parë nga qeveria “Berisha”, në shumën 300 milionë euro. Ai eurobond u emetua për të përballuar koston e lartë të një kredie tregtare që qeveria mori për të ndërtuar segmente të rrugës Durrës-Kukës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat