​85 përqind e bizneseve në Kosovë janë biznese familjare

Ekonomi

​85 përqind e bizneseve në Kosovë janë biznese familjare

Më: 23 korrik 2015 Në ora: 17:54

Bizneset familjare janë kontribuuesit më të mëdhenj jo vetëm të punësimit por edhe të rritjes ekonomike në vend. Kështu u tha sot gjatë prezantimit të një hulumtimi rreth qeverisjes korporative në biznese familjare në Kosovë, i cili u realizua nga Instituti RIINVEST.

Me këtë rast, drejtori i kërkimeve, Alban Hashani, tha se 85 përqind e të gjitha bizneseve në Kosovë, janë biznese familjare. Sipas tij, këto biznese, sot në Kosovë krijojnë rreth 78 përqind të vendeve të reja të punës.

Hashani: 85 përqind e bizneseve në Kosovë janë biznese familjare

“Zhvillimi I sektorit privat është I pamundur pa një zhvillim të bizneseve familjare, të cilat përbëjnë në Kosovë diku përafërsisht 85 për qind të të gjitha bizneseve dhe janë kontribuuesit më të mëdhenj jo vetëm në punësim por edhe në rritje ekonomike…duke e pasur parasysh se ndërmarrjet e profilit të ngjashëm e kanë të vështirë me mbijetua kur kalojnë prej një gjenerate në gjeneratën tjetër…dy e treta e firmave humbin pas gjeneratës së dytë, ndërsa 90 përqind pas gjeneratës së tretë ose të katërt”, tha Hashani.

Ndërsa, Agon Nixha, hulumtues i avancuar në Institutin RIINVEST, gjatë prezantimit të këtij hulumtimi, tha se këto biznese kanë rol të pazëvendësueshëm në rritjen e ekonomisë së vendit.

Nixha: Roli i bizneseve familjare, i pazëvendësueshëm

“Bizneset familjare kanë rol në gjenerimin e vendeve të punës, rreth 78 përqind vende të punës. Kosova në këtë drejtim nuk bën ndonjë përjashtim. Situata pak a shumë është analoge që do të thotë se edhe këto bizneset familjare kanë një rol të pazëvendësueshëm…në Kosovë rreth 85 përqind e bizneseve janë biznese familjare… Shumica e bizneseve të intervistuara, janë biznese me të hyra vjetore rreth 1 milion euro. Numri mesatar I punëtorëve të tyre është rreth 198”, tha Nixha.

Sipas Nixhës, shumica e bizneseve familjare janë të pozicionuara në Prishtinë, por ka edhe në ko muna të tjera si Ferizaj, Prizreni, etj. Shumica e këtyre bizneseve janë themeluar gjatë viteve të 90ta.

Sipas këtij hulumtimi, kompanitë e mëdha janë të prirura që në staf të mbajnë familjarë apo kushëri dhe jo ndonjë profesionist të lëmisë, në të cilën vepron ai biznes, gjë kjo që bën që pas kalimit nga njëra gjeneratë në tjetrën, të shuhen gradualisht./D.GASHI/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat