Pensionet tani merren para kohe

Ekonomi

Pensionet tani merren para kohe

Më: 23 korrik 2015 Në ora: 13:25

Minsitri i Financave Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me qëllimin që te evitohen pritjet e gjata para sporteleve, ministria që udhëheq ai ka proceduar pagesat për muajin korrik për pensionet bazë, pensionet kontributdhënëse, pensionet invalidore, pensionet për TMK, pensionet për FSK, kompenzimet për të verprit, pensionet e parakohshme për Trepçë, dhe pagesat për invalidët e luftës.

“Për të evituar radhët para sporteleve të bankave komerciale në ditët e fundit të muajit në këtë kohë të nxehtë, Ministria e Financave ka proceduar pagesat për muajin korrik për pensionet bazë, pensionet kontributdhënëse, pensionet invalidore, pensionet për TMK, pensionet për FSK, kompenzimet për të verprit, pensionet e parakohshme për Trepçë, dhe pagesat për invalidët e luftës. Në shumë totale këto janë 21 milion euro. Këto pagesa 8 ditë para mbarimit të muajit janë bërë të mundura për shkak të gjendjes së qëndrueshme financiare që ka siguruar Qeveria e Kosovës në gjashtëmujorin e pare”, shkruan Hoti në Facebook./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat