Drejtori i Vala-s me Stupcat - kartela për bashkëatdhetarët

Ekonomi

Drejtori i Vala-s me Stupcat - kartela për bashkëatdhetarët

Më: 23 korrik 2015 Në ora: 12:04

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe tre anëtarët e grupit humoristik “Stupcat”, shpërndanë sot kartela dhuratë për bashkëtadhetarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Bashkëatdhetarët që jetojnë në Zvicër dhe Gjermani dhe që u kthyen sot në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës, u befasuan këndshëm gjatë daljes prej terminalit të mbërritjes, kur takuan Drejtorin Menaxhues të Valas dhe treshën e grupit humoristik “Stupcat”, të cilët po dhuronin kartela/numra të Valas.

Dhurimi i kartalave në këtë mënyrë të pazakonshme, dhe e cila zgjoi një interesim të madh, erdhi pasi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, vendosi t’i bashkëngjitej fushatës së Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës, me moton “Ti je pjesë e Atdheut”. Fushta parasheh që krahas regjistrimit, bashkëtdhetarëve t’iu shpërndahen 50 mijë numra falas.

“Vala është edhe e bashkëtdhetarëve, sepse ata kanë një pjesë të rëndësishme në Kosovë, vendin ku kanë lindur apo kanë origjinën. Prandaj të presësh bashkëtddhetarët dhe t’iu dhurosh numra pa pagesë, është një emocion ndryshe për mua, sepse dëshmon, përveç të tjerash, se ne nuk i kemi harruar kontributin e tyre”, tha i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, dhurimi i këtyre numrave në Aeroport, është vetëm një pjesë e numrit prej 50 mijë sish që Vala ka dhuruar, ndërsa nëse ka kërkesa shtesë nga bashkëatdhetarët, do të prodhohen numra të tjerë të rinj.

“Bashkëatdhetarët mos të hezitojnë për të marrë numra. Janë dhuratë për ta nga shteti i Kosovës dhe Vala. Ju takojnë atyre. Kanë afat 13 mujor dhe kur të kthehen vitin tjetër, sërish do t’i kenë të njëjtit numra. Por jo vetëm në Aeroport, në çdo pikë kufitare apo pika të shitjes në gjithë territorin e Kosovës, ka numra për ta…për të gjithë”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa aktori i mirënjohur i “Stupcave” Vedat Bajrami, i cili është bërë pjesë e fushatës së Valas, “Të gjithë po kthehen” dhe njëherit imazh i Vala-s, pohoi se takimi me bashkëatdhtarët në Aeroport, është ndryshe nga ajo që i takon çdo herë, duke bërë performansa artistike së bashku me grupin, në vendet ku ata jetojnë e punojnë.

“Këta numra janë të gjithë për ju, ejani dhe merrni sa të doni, sepse Vala është e juaja….e jona dhe e Kosovës…Vala jeme, loçka jeme…”, ishte thirrja e Vedat Bajramit drejtuar bashkëatdhetarëve.

Vala do të ofrojë 50 mijë numra falas për bashkëatdhetarët, numra të cilët do të përmbajnë 500 megabajt internet të shpejtë 3G e 4G, 30 minuta në rrjetin Vala dhe në numrat fiks dhe 100 SMS. Pakoja quhet Diaspora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat