MTI ul taksat për përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë

Ekonomi

MTI ul taksat për përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë

Më: 21 korrik 2015 Në ora: 18:49

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e klimën së të bërit biznes në Kosovë ka nxjerr Udhëzimin Administrativ nr. 03/2015 për përcaktimin e taksave për shërbimet e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ku janë ndërmarrë lehtësira të theksuara në zvogëlimin dhe eliminimin e shumicës së taksave dhe pagesave për shërbimet e ofruara nga ky institucion shtetëror, njoftoi MTI.

Në komunikatën e MTI-së njoftohen subjektet dhe personat afaristë për ndryshimet e reflektuara me këtë Udhëzim Administrativ, të cilat janë si më poshtë:

1)Ndryshimet e taksave për Shoqëritë Aksionare, Shoqëritë me Përgjegjësi te Kufizuar, Shoqëritë Komandite, Shoqëritë e Huaja Tregtare dhe Kooperativat Bujqësore:

1.Ndryshimet në Statut ose Memorandum (Harmonizim) .... nga 20.00€ në 10.00€;
2.Kërkesë për Shuarje të biznesit .......................................... nga 10.00€ në 0.00€;
3.Regjistrimi i mëvonshëm i Njësisë punuese ….............…. nga 20.00€ në 10.00€;
4.Regjistrimi dhe rezervimi i emrit të biznesit ..................... nga 10.00€ në 0.00€;
5.Regjistrimi ose Ripërtëritja e emrit tregtar......................... nga 10.00€ në 0.00€;
6.Bartja e Emrit Tregtar ....................................................... nga 10.00€ në 0.00€;
7.Ndryshimet në Bordin e Drejtoreve .................................. nga 20.00€ në 0.00€;
8.Ndryshimet në Zyrën e Regjistruar ................................... nga 20.00€ në 0.00€;
9.Vërtetimi i kopjes si kopje autentike për faqe .................... nga 2.00€ në 1.00€;
10.Dorëzimi i informatave detale për bizneset për faqe........... nga 0.50€ në 0.30€.
2) Ndryshimet e taksave për Bizneset Individuale dhe Ortakëritë e Përgjithshme:

1.Kërkesa për Shuarje.......................................................... nga 5.00€ në 0.00€;
2.Ndryshimet dhe Plotësimet në të dhënat e regjistrimit..... nga 5.00€ në 0.00€;
3.Vërtetimi i kopjes si kopje autentike për faqe.................. nga 2.00€ në 1.00€;
4.Dorëzimi i informatave detale për biznesin p ër faqe....... nga 0.50€ në 0.30€;

MTI-ja ka marrë këtë vendim me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në Kosovë dhe lehtësimin e regjistrimit, ndryshimeve statusore dhe shuarjes së aktiviteteve të subjekteve afariste në Kosovë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vazhdimësi mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë aktivitete substanciale për lehtësimin e ambientit të të bërit biznes dhe për përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat