Bie nafta në Europë, rritet në Shqipëri

Ekonomi

Bie nafta në Europë, rritet në Shqipëri

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:15

Prej gjysmes se qershori çmimi i naftes ne tregun europian i eshte rikthyer uljes.

Ditet e fundi, nje fuçi nafte kushton 56.5 USD/fuçi, duke shkuar drejt niveleve me te uleta te shenuara pak muaj me pare.

Krahas programit berthamor te iranit, kësaj radhe në uljen e çmimeve ka ndikuar edhe situata e pasigurt e krijaur në Greqi. Shqetesimi është tek kërkesa e dobët e tregut europian për naftë, në rast se do të përforcohet kriza greke.

Në maj, çmimi i naftës arriti gati 70 usd për fuçi, rritje që dha efektet e saj në tregun tonë. Prej muajit të kaluar çmimi i naftës është rritur gradualisht 3 herë me nga rreth 4 apo 5 lekë për litër. Shtrentimin e fundit e pati këtë fundjave, kur nafta arriti të tregtohet 187-188 lekë për litër, ose 18 % më shumë se në fillim të këtij viti.

Tregtarët pohojnë se importet e tyre te naftës ishin më të shtrenjta muajt e kaluar krahasuar me tani, ndërsa theksojnë se pasqyrojne çdo ulje ccmimi nese nuk ndryshojne faktore te tjeter si vlera e dollarit apo taksat.

Ne pritje te nje ulje te mundshme te çmimit te naftes, te ardhruat publike do t’i gezohen çmimit te shtrenjte, pasi te ardhurat nga taksat, si TVSH do te jene me te larta./ABCnews/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat