MTI pranon se nuk ka kontroll të cilësisë së naftës

Ekonomi

MTI pranon se nuk ka kontroll të cilësisë së naftës

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:47

Tre përfaqësuesit e ministrive të fushave ekonomike kanë raportuar sot para komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit. Ministri i zhvillimit ekonomik , Blerand Stavileci, tha treguar se sfidë kryesore janë projektet energjetike. Hanefi Muharremi, zëvendësministër i Infrastrukturës ka treguar se me hyrjen në fuqi të ligjit për patentë shoferë do të hiqet mundësia e manipulimeve gjatë dhënies së patentë shofereve. Kurse, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Avni Kastrati, ka pranuar se cilësia e naftës në Kosovë kontrollohet në përqindje shumë të vogël.

Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, Avndi Kastrati ka pranuar para deputetëve se cilësia e naftës nuk kontrollohet.

“Inspektuese nëpër pikat kufitare jemi dakord me atë që thatë edhe ne jemi t’u e rishqyrtuar ato udhëzime administrative por nuk po duam me përshpejtua mos po bëjmë edhe një gabim tjetër…Sa i përket kontroll së naftës që është veç 3 për qind e vërtete është që do të thotë sasi që kontrollohet është 3 për qind por unë mendoj se përgjegjësi e neve të gjithëve po në veçanti është e juve si deputet me e analizua a jemi në gjendje na si Kosove me ngritë çmimin e naftës për 1 centë për me mundur me pasur kontrollin qind për qind”, tha Kastrati.

Kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa ka reaguar duke thënë se du het të sjellët materiali dhe të analizohet nga ana e deputetëve se cila është zgjidhja më e mirë cilësia apo rritja e çmimit për 1 cent.

“Ende nuk na ka ardhur materiali që ne me vendos, bëheni ju elaboratin, bjereni këtu dhe ne mandej e vlerësojmë a ma mirë me pas naftën e kualitetit të dobët, a me rrit 1 centë”, tha Mustafa.

Ndërsa, ministri Stavileci ka treguar para anëtarëve të komisionit për zhvillim për projektin e Kosovës së Re. Sipas tij, asnjë nga institucionet ndërkombëtare nuk i ka dhënë përgjigje ministrisë se me çfarë forme të bëhet ndërtimi i këtij projekti.

“I kemi tri, ju kam thënë edhe kështu pengesa e para e natyrës politike, vendimi për dekomisionim te raporti i progresit le ta ndryshojnë, le të thonë që nuk duhet dekomisionimi por duhet të mendohet …Prej shkurtit e deri tash as edhe një përgjigje nuk e kemi marrë nga ta dhe ne i kemi kërkuar mundësitë e financimit dhe i kemi takuar dhe përsëri nuk kemi dashur të kemi një qasje të them arrogante ndoshta në një bisedë tjetër do të mund të iu thoshim ku jeni që katër muaj as edhe një fjalë as prej Bankës Botërore, as prej Bankës Evropiane për ndërtim dhe Zhvillim, as prej Bankës Gjermane për Zhvillim dhe këtu dalin dhe mua më vjen keq që po bëhen disa lajme del një njëri një ish punëtor që unë nuk e di nuk dua të hy në spekulime vjen me kompaninë ne tregojmë mirësinë dhe mirësjelljen tonë se i presim në zyre dhe ai thotë se informacionet totalisht janë të paqëndrueshme “, tha Stavileci.

Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit për zhvillim ekonomik, ka thënë se duhet të sjellën analizat dhe dokumentet dhe të dihet alternative.

“Çka po bënë qeveria me i pru këto analiza dhe me i zgjedh dilemat na presim në këtë drejt të vijnë dokumentet analizat secila alternativë të jepet përparësia e kësaj alternative në krahasim me alternativën tjetër në këtë drejtim ”, tha Mustafa.

Stavileci po ashtu ka treguar se në fund të këtij viti Kosova e përfundon pjesën e linjës së transmisionit 400 kilovotsh, ndërsa në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm përfundohet nga ana e Shqipërisë.

Hanefi Muharremi, zëvendësministër i Infrastrukturës, iu është përgjigjur vërejtjeve të deputetëve që kryesisht kishin të bënin për mënyrën e dhënies së patentave. Sipas tij, me hyrjen në fuqi të ligjit provimi do të jetë në mënyrë elektronike.

“Patentat siç jepen është si është, mirëpo është përgatit ligji që me 1 janar do të funksionon dhe do të jetë mënyra krejt tjetër e punës së për patentë shoferë. Kështu që në të ardhmen me siguri me aprovimin e këtij ligji atëherë kandidatët do të kenë pa qasje të egzaminerëve por vetëm do të punojnë në mënyrë elektronike dhe ato që e din do ta japin aty për ndryshe nuk ka ndonjë egzaminer që do të mund t;i ndihmoj ndonjë kandidati në rast se nuk është i aftë për patentë shofer”, tha Muharremi.

Ndërsa, sa i përket vazhdimit të autostradës për Merdare , Muharremi ka thënë kjo varet nga sigurimi i mjeteve nga Bashkimi Evropian.

Deputeti i PDK-së, Besim Beqaj njëherësh ish ministër i Financave kritikoi tr e përfaqësuesit e institucioneve ekonomike për raportimin e tyre para komisionit.

“Si parim dhe në bazë të agjendës që kemi para vetës ne jemi për të diskutuar mbi sfidat e Raportit të Progresit e jo mbi politikat qeveritare të përgjithshme”, tha Beqaj.

E këtë kritikë e mbështeti edhe deputeti i AAK-së, Palë Lekaj, ndërsa e kundërshtuan deputetët Blerim Graica nga LDK-ja dhe Raif Qela nga PDK-ja.

Kurse, deputetja e PDK-së, Sala Berisha- Shala u interesua të dijë rreth largimit të punëtorëve nga Ministria e Tregtisë, shqetësim ky që u paraqit edhe nga përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar.

Ajo nuk morri përgjigje ngaqë kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa nuk e la të diskutoj për këtë çështje duke e vlerësuar si pikë jashtë rendit të ditës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat