Efektet, Kriza greke, eksperti bankar: Ndikimi i parë është goditja psikologjike

Ekonomi

Efektet, Kriza greke, eksperti bankar: Ndikimi i parë është goditja psikologjike

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 08:46

Tiranë- Kriza greke do të ketë ndikim psikologjik në bankat e sistemit të dytë në Shqipëri.Eksperti i njohur bankar deklaron se depozituesit shqiptar nuk duhet të shqetësohen .
Elvin Meka: “Unë do shikoja më shumë jo në aspektin real, sesa në radhë të parë në aspektin psikologjik”.
Meka shpjegon se aktualisht tërheqja e depozitave është më e lartë, por kjo lidhet me efektin sezonal dhe konsiderohet normale.
Elvin Meka: “Kjo vjen kryesisht për arsye sezonale, pasi është periudha më e mirë që përgjithësisht e zgjedhin bizneset por edhe individët për të kryer investime”.
Bankat greke në Shqipëri sipas ekspertit nuk lejohen të transferojnë kapital jashtë.
Elvin Meka: “Filialet greke në Shqipëri nuk lejohen të transferojnë depozita në mënyrë kategorike, depozitat e klientëve shqiptarë..”
Që prej disa ditësh institucionet bankare greke kanë bllokuar çdo veprim, ndërkohë që gjithçka pritet të kthehet në normalitet vetëm pas referendumit të 5 korrikut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat