Masat lehtësuese, Gjika: Doganat nuk po zbatojnë ligjin, po na gjobisin

Ekonomi

Masat lehtësuese, Gjika: Doganat nuk po zbatojnë ligjin, po na gjobisin

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:02

Fasonët denoncojnë moszbatimin e masave lehtësuese të ndërmarra në formën e një pakete disa muaj më parë nga qeveria për këtë sektor.
Kreu i dhomës së fasonistëve, Gjergji Gjika, deklaron se administrata doganore nuk po zbaton lehtësitë e parashikuara duke gjobitur rëndë kompanitë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.
Gjergji Gjika: “Një pjesë e mirë e tyre tashmë janë fiksuar dhe në ligj, ku nënkuptoj disa pika shumë të rëndësishme të paketës të fiksuar tek ligji i doganave. Nuk gjejnë zbatim në praktikë, dhe jo vetëm një e dy, por kam indikacione nga Shkodra deri në Sarandë, që doganierët vazhdojnë me zbatimin e ligjit të vjetër. Marrim konkretisht diferencën në peshë. Dua t’ju them se ajo është fiksuar shumë mirë tek kodi i ri doganor, por askush nuk e përfill. Shumë kompani po marrin penalitete financiare të papërballueshme dhe absurde për këtë që quhet diferencë në peshë”.
Ndërkaq fasonistët po kalojnë ditë të vështira dhe për shkak të taksave të larta që kanë shtuar ndjeshëm kostot për ta duke ulur avantazhin konkurrues.
Gjergji Gjika: “Mungesën e elasticitetit që ka ky sektor për t’u përshtatur me këtë shtrëngesë fiskale që tashmë është pasqyruar nga qeveria shqiptare. Ne kemi bërë kërkesa dhe argumentim kërkesash për këto element të kostove të cilat janë rritur sipas nesh pa të drejtë dhe të papërballueshme”.
Të dhënat e INSTAT tregojnë për rënie për rreth 2% të sporteve të tekstileve dhe këpucëve në 5 mujorin e parë të këtij viti ndërkohë që vitin e kaluar kjo industri u zgjerua me rreth 25% duke dhënë ndikimin kryesor në rritje për 2014-n.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat