Hoti: Përgjysmim i TVSH në 8% do ta lehtësoj buxhetin e familjeve në Kosovë

Ekonomi

Hoti: Përgjysmim i TVSH në 8% do ta lehtësoj buxhetin e familjeve në Kosovë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:51

Ministri i Financave, Avdullah Hoti thotë se ligjet e pakos fiskale pritet të aprovohen në Kuvend javën që vjen dhe lehtësirat që krijohen për biznese do të japin efekte në zhvillim.

“Heqja e TVSh nga makineria prodhuese dhe teknologjia informative do të lirojë për 16% investimet. Ky është ndryshim i madh. Përgjysmimi i TVSh në 8% në produktet elementare përfshirë edhe energjinë, ujin, mbeturinat, do të lehtësojë buxhetin kryesisht të familjeve me të ardhura të ulta”, thotë Hoti.

Ai shkruan në Facebook poashtu se këto ndryshime janë të vërejtshme për secilin, e sidomos për analistët që merren me këto cështje. Në analiza duhet të flasin faktet e shifrat./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat