Ramadani takon autokombanjerët, gjithçka gati për korrje-shirje në Gjilan

Ekonomi

Ramadani takon autokombanjerët, gjithçka gati për korrje-shirje në Gjilan

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:15

Komisioni Komunal për korrje-shirje është takuar sot me autokombanjerët e Gjilanit, ku janë diskutuar gjendja teknike e autokombajnave, kushtet dhe çmimi i korrjes, që sivjet do të jetë 110 euro. Nga autokombajnerët është kërkuar të presin vlerësimin e komisionit për të filluar korrje-shirjet. Komuna e Gjilanit ka të mbjellë me grurë 2.800 hektarë.
Kryetari i këtij Komisioni, njëherit drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, kërkoi mobilizim të të gjithë akterëve të përfshirë në fushatë, me qëllim të mbarëvajtjes së fushatës së korrje-shirjeve.

Ai ka kërkuar nga kombajnerët që të pajisen me aparate dhe pajisje tjera shtesë me qëllim të parandalimit të zjarreve eventuale.
Gjithashtu, nga kombajnerët është kërkuar që të mos nxitojnë në fillimin e fushatës para se komisioni ta vlerësoj pjekjen teknologjike të grurit dhe ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës.
Komisioni dhe kombajnerët u dakorduan që këtë vit çmimi i korrjes të jetë 110 euro për hektar.
Në komunën e Gjilanit këtë vit janë të mbjellura 2800 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 150 hektarë tërshërë, ndërkaq operojnë 69 autokombajna të mjaftueshëm për përfundimin e shpejt dhe të suksesshëm të fushatës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat