Me 1 shtator hynë në fuqi ligji për TVSH-në

Ekonomi

Me 1 shtator hynë në fuqi ligji për TVSH-në

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:17

​Pako e re fiskale me ndryshime nuk do të hyjë në fuqi me 1 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Ligji do të hy në fuqi me 1 shtator të këtij viti. Në këto ndryshime përfshihet edhe premtimi për ulje të TVSH-së, për produktet esenciale, për shtresat sociale nga 16 për qind në 8 për qind në produktet si buka, uji, vaji, kripa, sheqeri etje.

Kjo u bë e ditur sot në komisionin për buxhet dhe financa gjatë shqyrtimit të projektligjeve, tatimin në të ardhurat e korporatave (TAK), tatimin në të ardhurat personale (TAP) dhe projektligjin për tatimin në vlerën e shtuar (TVSH).
Komisioni gjatë shqyrtimit të projektligjit kanë propozuar që tek projektligji në tatimin në të ardhurave e korporatave të hiqet dividenta prej 10 për qind që e ka vendos Ministria e Financave. Po ashtu, komisioni tek TVSH-ja ka propozuar që të zbritet TVSH nga 16 për qind në 8 për qind edhe shpërndarjes dhe furnizimi i energjisë elektrike.

Osmani: Çka ka të bëjë me energjinë të zbritet TVSH në 8 për qind

“Ne propozojmë që me qenë edhe shpërndarja edhe transmisioni, edhe energjia në përgjithësi të zbriten në 8 për qind …ku ka të bëjë me energji elektrike TVSH është 8 për qind pa marr ë parasysh çka ka të bëjë”, tha Osmani.

Me këtë propozim janë pajtuar të gjithë anëtarët të tjerë të komisionit. Me këtë rast, ligji për TVSH –në do të hy në fuqi me 1 shtator të këtij viti.

Ekrem Hysenaj, përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës, ka kërkuar nga komisioni që të mbetet dividenta por kjo kërkesë nuk u miratua nga anëtarët e komisionit.

Hysenaj: Të mbetet dividenta, është kërkesë e ministrit të financave

“Të mbetet dividenta mu për shkak të arsyes që të merret dhe prapë të kthehet është kërkesë e ministrit të financave që të mbetet… Është kërkesë edhe e ministritë të financave që të rishqyrtohet edhe një herë kjo pikë dividenta që ne e kemi konsideruar edhe gjatë takimeve të grupeve punuese kemi konsideruar që dividenta si e tillë ia vlejnë të mbetet”, tha Hysenaj.

Mirëpo kërkesa e Ministrisë së Financave që të futet dividenta prej 10 për qind nuk u realizua. Naser Osmani, kryetar i komisionit për buxhet dhe financa tha se komisioni ka ardhur në përfundim të heq dividentën.

Osmani: Nuk ka kuptim me pas tatim mbi tatim

“Kemi ardhur në përfundim që nuk ka kuptim me u tatimu dividenta për arsye se derisa të vihet te dividenta vetëm ka kaluar nëpër tatimime…Nuk ka kuptim me pas tatimin mbi tatimin. Prandaj, unë e qesë kemi një kërkesë prej ministrisë që të mbetet tatimi në fitim edhe ky është i grupit punues dhe i joni që të hiqet tatimi në fitim, prandaj unë e qes në votim”, tha Osmani.

Të tre projektligjet janë proceduar për në kryesi e mandej do të shkojnë në seancën e radhës të kuvendit. /P.Musa/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat