Fillon përgjysmimi i TVSH-së në Kosovë, ja cilat produkte

Ekonomi

Fillon përgjysmimi i TVSH-së në Kosovë, ja cilat produkte

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:42

Nga ky muaj që sapo kemi hyrë, të gjithë qytetarët e Kosovës do të paguajnë më pak Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Nga 16 % sa ka qenë TVSH-ja do të bëhet 8%, të paktën kështu ka deklaruar ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Në faturën e muajit korrik ata do të pranojnë faturën e energjisë të ujit të mbeturinave të ngrohjes gjatë dimrit do të pranojnë përgjysmë më pak se sa që kanë paguar përpara. Plus mallrat elementare buka uji edhe mallrat të tjera”, ka thënë ai.

Reduktim të normës së TVSH-së nga 16 % sa është tani, në 8 % për produktet bazë që përbëjnë shportën e konsumatorit.

Këto janë: buka, vaji, kripa, qumështi, orizi, vezët, pastaj është pjesa e librave dhe gazetave që trajtohen në një kategori të veçantë.

Në kuadër të 8%-it janë barnat, produktet farmaceutike, aparatet, pajisjet mjekësore.

Në listën e normës së ulur të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar do të hyjnë edhe shërbimet publike, që është uji, energjia elektrike, ngrohja dhe mbledhja e mbeturinave.

Përveç kësaj, Ligji parasheh edhe një listë rezervë që ministri ka të drejtë më vonë, varësisht nga zhvillimet ekonomike, të zgjerojë (listën) apo edhe ta ngushtojë, nëse mund të vijë deri te një vendim tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat