Autostrada energjetike, Shqipëria u vonua, përfundon vitin e ardhshëm

Ekonomi

Autostrada energjetike, Shqipëria u vonua, përfundon vitin e ardhshëm

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:56

Projekti i linjës së interkonjeksionit 400 kV, që do të lidhë Kosovën me Shqipërinë, do të përfundoi në mesin e vitit të ardhshëm pasi Shqipëria ka filluar këtë projekt pak me vonesë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjinkuri.

Ai po ashtu tha se edhe projektet si gazifikimi që do t’i shërbejnë në të ardhmen edhe Kosovës e që për momentin janë duke u eksploruar me autoritete tona.

Gjinkuri: Filluam pak me vonesë, investimet janë duke vazhduar

“Projekti do të përfundoj sipas parashikimeve në kontratë që është mesi i vitit 2016, pak a shumë do të përpunon. Do të jetë linja operacionale edhe në krahun e Shqipërisë filluam pak më me vonës për shkaqe që dihen por investimi është duke ecur në mënyrë normale”, tha Gjinkuri.

Ai po ashtu ka thënë se Shqipëria është duke ecur përpara edhe me projektin e gazifikimin, projekt ky që do t’i shërbej edhe Kosovës në të ardhmen.

Gjinkuri: Shqipëria do të jetë nyje lidhëse energjetike

“Shqipëria po ecën përpara edhe me çështjen e gazifikimit dhe të gjitha projekte e gazifikimit që shërbejnë sikurse energjet ike për kthimin e Shqipërisë në një nyje strategjike energjetike, nyje lidhëse do t’i shërbejnë pa diskutim në të ardhmen edhe Kosovës dhe jemi duke eksploruar me autoritete kosovare në këtë drejtim”, tha Gjinkuri.

Ndërsa, i pyetur se cila do të ishte mënyra më e mirë për Kosovën A, Gjinkuri ka thënë se Kosova është mirë t’i shfrytëzoi burimet e bazuara në thëngjill.

Gjinkuri: Kosova t’i shfrytëzoj burimet e saj në thëngjill

“Nuk mund të jap përgjigje për gjërat që nuk i di teknike. E rëndësishme është që Kosova t’i shfrytëzoj burimet e saj bazuar në thëngjill por dhe burime të tjera alternative gjë që edhe Qeveria e Kosovës po përpiqet t’i bëjë”, tha Gjinkuri.

Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë duke bërë plane që në të ardhmen të kenë tregje të përbashkëta energjetike.

Ndryshe, autostrada energjetike e gjatë 240 kilometra do të financohet nga Banka zhvillimore Gjermane KFW, nëpërmjet kredisë dhe granteve. Në Shqipëri ky projekt do të kushtojë rreth 42 milionë euro, ndërsa në Kosovë 16.5 milionë euro e që do jenë donacione, pjesa tjetër do të mbulohet me kredi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat