Rahoveci formon shtabin komunal për korrje-shirjet e sivjetme

Ekonomi

Rahoveci formon shtabin komunal për korrje-shirjet e sivjetme

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:28

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e shtabit komunal për korrje-shirje.

Shtabi i cili do të përbëhet nga: Lulzim Haska, Selami Mashuku, Nysret Shala, Njazi Sokoli dhe Jeton Kryeziu, do të ketë për detyrë që të bëjnë përcjelljen e korrje-shirjeve në teren, në territorin e komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundimin e saj.

Në një komunikatë për media të kësaj komune thuhet se po ashtu ky shtab ka për detyrë që më kohë të njoftoj kryetarin e komunës si dhe kompetentet të tjerë nga sfera e bujqësisë si dhe ministrinë e bujqësisë, me raport të kohëpaskohshëm lidhur me korrje-shirjeve, në komunën e Rahovecit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat