Pushime ferri për bankat

Ekonomi

Pushime ferri për bankat

Nga: Nga Robert Peston, BBC Më: 29 qershor 2015 Në ora: 11:47

Ishte pak a shumë e pamundur që bankat greke të qëndronin hapur të hënën, pasi Banka Qendrore Europiane bëri të ditur se nuk do ofrojë kreditim emergjence për ta.

Për shkak të mungesës së të ashtuquajturës Ndihmë Urgjente për Likuiditet, bankat nuk kishin asnjë mënyrë për të furnizuar me cash depozituesit grekë, të cilët duan të tërheqin me ankth kursimet e tyre.

Dhe për ta thënë më qartë, bankat që nuk kanë më para cash, janë kaput.

Në mënyrë që të rihapen bankat, duhet të vihen në funksion disa kufizime, që njihen edhe si kontrollet e kapitalit.

Kur të shpallen këto kufizime, Greqia do jetë akoma edhe më pranë daljes nga Eurozona- kjo pasi një rregull thelbësor i Eurozonës thotë se nuk duhet të ketë kufizime në lëvizjen e parave apo kapitalit.

Dalja nga eurozona nuk është e pashmangshme

Megjithatë akrobacirat do jenë të pashmangshme- siç tregon rasti i Qipros: qeveria e këtij vendi prezantoi disa kufizime se sa para mund të merren nga bankat në vitin 2013 dhe që prej atëherë ka ndërmarrë disa hapa për të rregulluar financat e saj, duke qendruar në Eurozonë.

Mbyllja e përkohshme e bankave në Greqi dhe prezantimi i pritur i kontrolleve të kapitalit, megjithatë është një lajm shumë i keq për Greqinë: njerëzit do kenë më pak para për të shpenzuar dhe biznesi më pak për të investuar në një ekonomi që është tashmë e dobët dhe ndoshta do zhytet në një recesion të thellë.

Sa i përket ndikimit në pjesën tjetër të Eurozonës, thesari i korporatave dhe individët e pasur do zgjohen të hënën duke pyetur nëse paratë e tyre janë të sigurta në bankat e vendeve të tjera të dobëta të Eurozonës.

Kështu që në javët që vijnë, kapitali mund të nisë tërheqjen nga vende si Portugalia, Spanja dhe Italia, me kosto të rëndësishme në terma afatgjatë për ekonomitë e këtyre vendeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat