Si funksionojnë kontrollet e lëvizjes së kapitalit?

Ekonomi

Si funksionojnë kontrollet e lëvizjes së kapitalit?

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 10:46

Sapo kryeministri grek Alexis Cipras u tha bashkëkombasve të tij në orën 01:00 të mëngjezit se do të mbante një referendum për të penguar marrëveshjen e planifikuar me donatorët, u formuan rradhë të gjata para bankave, në mes të natës. Të shtunën në mëngjez rradhët u bënë edhe më të gjata.
Qeveria deklaroi madje se bankat do të qëndrojnë të hapura edhe të hënën. Por shumë grekë me sa duket nuk besojnë. Gjithsesi ato duan t'i kenë paratë më mirë në shtëpi se sa në bankë. Sepse po të vijë një grexit, pra dalja e vendit nga eurozona, vendi do të kete një monedhë të re.
Atëherë eurot, që do të gjenden ende në bankat greke, pritet të konvertohen në një kurs këmbimi shumë të pafavorshëm. Euro pritet që do të konvertohet në monedhën e re në një shkallë këmbimi të pafavorshme për pronarët e tyre. Paratë e fshehura nën jastëk, apo të deponuara në bankat e huaja mund të këmbehen me një kurs me humbje.

Ndihma nga Banka Qendrore Evropiane

Dalja e vazhdueshme e depozitave i rëndon shumë bankat. Me qëllim që të ruajnë likuiditetin, vjen në ndihmë Banka Qendrore Evropiane. Përmes të së ashtuquajturës "Emergency Liquidity Assistance" (ELA) BQE u ofron mbështetje likuiditeti institucioneve kombëtare kredidhënëse përmes sigurive, si transferimi i garantuar i borxhit. Por për Greqinë Këshilli i Bankës Qëndrore Evropiane e ka ngritur së fundi përsëri tavanin për ndihmën për Greqinë Ela në 89 miliardë.
Me qëllim që të mos e jetë e nevojshme, që kjo shumë të ngrihet edhe një herë dhe bankat greke ta ruajnë sipas mundësive likuiditetin, po diskutohet për të ashtuquajturin kontroll i lëvizjes së kapitalit. Ai kufizon shumën e parave, që klientët, në këtë rast ato grekë, mund të tërheqin, ose të transferojnë në bankë.
Në parim, rrjedhja e lirë e kapitalit konsiderohet si një prej katër lirive themelore të Bashkimit Evropian. Ajo mund të kufizohet vetëm në rast emergjence, "në rast të vështirësive serioze në politikën ekonomike dhe monetare", siç thuhet në ligjin për tregun e brendshëm të përbashkët të BE. Madje edhe në këtë rast ai duhet të vlejë për një kohë të kufizuar, të paktën në teori. Kufizimi kohor do të shërbejë jo vetëm që të kufizimi i lirive të qytetarëve të zgjasë një kohë sa më të shkurtër. Ajo duhet edhe të garantojë që kompanitë të kenë akses sa më parë te kapitali i nevojshëm..

Përvojat në Qipro

Në praktikë kjo duket ndryshe. Qipriotët kanë patur së fundi përvojë me kontrollet për qarkullimin e kapitalit. Edhe në Qipro bankat qenë në rrezik falimentimi në fillim të vitit 2013. Për këtë arsye tërheqjet e parave në automate u kufizuan në 300 Euro në ditë. Nëse qipriotët udhëtonin jashtë vendit, nuk kishin të drejtë të merrnin me vete më shumë se 1000 euro për njëri. Nëse donin të ndihmonin fëmijët e tyre, që studjonin jashtë, kjo lejohej deri në një kufi prej 5000 euro për tremujor. Pagesat me me karta EC dhe karta krediti u kufizuan gjithashtu deri në kufirin 5000 euro për tremujor. Për transferimin jashtë vendi të një shumë më të lartë se 500 euro nevojitej leje e posaçme. Firmat duhet ta dokumentonin çdo transferë parash. Kontrollet janë tërhequr përsëri gradualisht pas një farë kohe. Përfundimisht ato janë hequr përsëri në prill të këtij viti.

Përveç kontrollit të drejtpërdrejtë ka edhe forma indirekte të kontrollit të kapitalit. Kështu mund transferat e parave mund të tatohen.
Nëse në Greqi futen kontrollet e lëvizjes së kapitalit, këto masa duhet të bazohen në përvojat e Qipros. Ndryshe nga Qipro, ekonomia e të cilit e ka marrë mjaft veten, pas krizës së vitit 2008, në Greqi ka të ngjarë të debatohet për një kohë të gjatë për mbajtjen e euros. Për sa kohë vendi varet nga kreditë ose transferimet, euro që nuk dihet sa zgjat./dw

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat