Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik me shumë projekte

Ekonomi

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik me shumë projekte

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 23:36

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Enver Haliti para gazetarëve ka paraqitur raportin e punës gjashtëmujore

Ai në këtë konferencë ka thënë se ka bërë lansimin e projektit për përpunuesit e drurit të komunës së Ferizajt, ku në fshatin Greme do të ndërtohet fabrika për prodhimin e mobileve, dhe do të jetë edhe një sallon për ekspozimin e mallrave të tyre.

“Po ashtu do të bëjmë trajnime të ndryshme për punëtorët e mobilerive ku do të kenë trajner të certifikuar dhe në fund do të lëshohen edhe certifikata. Besoj se është një projekt jashtëzakonisht i qëlluar për arsye se siç e dimë të gjithë Gremja identifikohet me numër të madh të mobilerive në komunën e Ferizajt”, tha Haliti, duke shtuar se ky projekt kap vlerën mbi 500 mijë euro dhe është projekt i përbashkët i komunës Ferizaj me organizatën CDF dhe implementues do të jetë BSCK, ndërkaq së shpejti pritet të fillojë edhe ndërtimi i kësaj fabrike.

Sipas Halitit si projekt kjo drejtori ka edhe dhënien e 40 grante ve për bizneset e vogla i cili po ashtu është projekt i përbashkët në mes komunës së Ferizajt, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe organizatës gjermane Help, ku do të përfitojnë 40 biznese të vogla me pajisje dhe trajnime.

Kjo drejtori tashmë ka bërë edhe projekte të shumta rreth investimeve kapitale në infrastrukturë, në trajtimin e ujërave të zeza, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera.

Po ashtu kjo u tha se tashmë është bërë edhe nënshkrimi i një memorandumi me një kompani zvicerane për një projekt të ngrohjes dhe prodhimit të energjisë, ku përfituese do të jenë spitali i qytetit, qendra e mjekësisë familjare si dhe objekte të tjerat publike. Ky projekt sipas të gjitha gjasave do të fillojë se realizuari në janar të vitit 2016.

U bë e ditur se tashmë kjo drejtori ka bërë edhe përgatitjen e një udhërrëfyesi turistik për komunën e Ferizajt, ku tashmë është përgatitur vetëm drafti i parë i saj. Po ashtu u tha se së shpejti do të jenë të gatshme edhe hartat turistike ku janë përcaktuar edhe pikat për vendosjen e tyre.

Po ashtu u bë e ditur se tashmë janë shpallur edhe 6 parcela për dhënien në shfrytëzim në të njëjtën kohë është formuar edhe komisioni i cili do të bëjë edhe vlerësimin e të gjitha kërkesave. U tha se janë mbajtur edhe shumë takimi të këtij komisioni ku janë dakorduar për kriteret e aplikacionit që do të duhet të jenë për përfitim e këtyre parcelave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat