Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë –Shqipëri

Ekonomi

Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë –Shqipëri

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 16:35

Në Prishtinë do të mbledhën përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i diskutuar objektivat strategjike të të dyja vendeve dhe mënyrat e financimit të projekteve të përbashkëta.

Ekspoforumi “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë - Shqipëri”, do të marrin pjesë edhe kompani nga vendi e diaspora, si dhe donatorë të ndryshëm.

“Ekspoforumi mbahet më29 qershor 2015, në orën 10:00, në hotelin “Emerald” në Prishtinë, ndërsa është bashkorganizim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Diasporës,
Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë dhe Konfindustrisë.

Ekspoforumit i paraprin panairi, përkatësisht ekspozimi i prodhuesve nga diaspora në Kosovë dhe i ndërmarrjeve publike për zhvillimin e vendeve tona.

Forumi do të zhvillohet në katër panele diskutimi, me tema të veçanta, si:
- Objektivat strategjike për sektorët e energjisë dhe të minierave;
- Projektet strategjike me interes të përbashkët;
- Metodat efinancimeve, etj.

Në fund të punimeve, forumi do të dalë me konkluzione për mundësitë që ofron ky sektor, hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për stimulimin e tij dhe rolin e sektorit privat, me qëllim të promovimit të ideve inovative dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftimin për media./A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat