32 vende të punës për gratë e veja

Ekonomi

32 vende të punës për gratë e veja

Më: 25 qershor 2015 Në ora: 14:22

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje e cila do t’i sigurojë 32 vende të punës për gratë e veja.

Përmes Facebook’ut, Ministri Abrashi njofton:

Sot nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes MPMS dhe IADK, përmes se cilës do të realizohet projekti që do të hapë 32 vende të reja të punës për gratë e veja dhe do të ju ndihmojë atyre me trajnime për ndërmarrësi.

Një anë e fortë e këtij bashkëpunimi është fakti që një numër i madh i fëmijëve do të shërbehet me ushqim, diçka që do të realizohet përmes hapjes së 8 bufeve në tetë 8 shkolla të katër 4 komunave në regjionin e Mitrovicës dhe Prishtinës.

Ajo çfarë do të bëjë në muajt në vijim, është se në kuadër të mbikëqyrjes se zbatimit të kësaj Marrëveshje, do të sigurojë që fëmijët të kenë ushqim cilësor.

Kjo është vetëm një praktike e bashkëpunimit, ndërsa bashkërisht mund dhe duhet t’i intensifikojmë veprimet dhe praktikat në sa më shumë komuna, me sa më shumë të targetuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat