​Bajrami vizitoi fabrikën e këpucëve “SOLID”

Ekonomi

​Bajrami vizitoi fabrikën e këpucëve “SOLID”

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:46

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami vizitoi fabrikën e këpucëve “SOLID” në Suharekë, me ç’rast për së afërmi u njoftua me punën dhe sfidat e kësaj fabrike, e cila ka të punësuar rreth 260 punëtorë.

Vëllezërit Kuçi, pronarët e fabrikës “SOLID”,e informuan ministren për depërtimin e produkteve të tyre në tregjet e vendeve të jashtme, për cilësinë e këtyre produkteve si dhe kapacitetet prodhuese me të cilat punon kjo fabrikë.

Ata kërkuan mbështetje nga institucionet e vendit për përmirësimin e infrastrukturës që do të mundësonte zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, në veçanti ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në hapësirën e planifikuar për Zonë Ekonomike në Suharekë.

Ministrja Bajrami ritheksoi përkushtimin e MTI-së për të përkrahur bizneset private përmes projekteve infrastrukturore që ndihmojnë kompletimin e Zonave Ekonomike e po ashtu përmes stimulimeve fiskale për ndërmarrjet prodhuese sidomos ato që eksportojnë,çfarë është rasti edhe me fabrikën “SOLID”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat