Bajrami me përfaqësuesit e FMN-së bisedojnë për Brezovicën dhe projekte tjera zhvillimore

Ekonomi

Bajrami me përfaqësuesit e FMN-së bisedojnë për Brezovicën dhe projekte tjera zhvillimore

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:43

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar,Jacques Miniane, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovë dhe Frank Lakëijk, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë.

Mysafirët nga FMN-ja u interesuan për implementimin e projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, projektin e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike si dhe projektet e infrastrukturës rrugore.

Ministrja Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet e MTI-së si dhe progresin e deritanishëm në implementimin e projekteve zhvillimore në vend.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat