ARKEP me parregullsi në tender

Ekonomi

ARKEP me parregullsi në tender

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:26

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare, (ARKEP), gjatë vitit 2014, nuk kishte kontrolle në procedura të prokurimit. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka identifikuar mangësi të përbashkëta, të cilat kanë pasur ndikim mbi kontratat e rishikuar. Në tenderin furnizim me material shpenzuese, dosja e Operatorit Ekonomik (OE) fitues përmbante dy çmime të ndryshme.

Për më tepër, raporti i vlerësimit të ofertave sipas ZAP-së, nuk përmbante dëshmi nëse janë kërkuar sqarime nga OE dhe nëse ky ka pranuar vlerën e korrigjuar aritmetike. Po ashtu, auditori ka gjetur parregullsi edhe nëtenderin “ Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të IT”, ku çmimi i kontratës ishte 3,645 euro, derisa përbrenda tenderit në nenin 3.3 ceket se shuma e furnizimeve nuk mund të tejkaloj shumën e 10,000 euro. Në këtë situatë, sipas ZAP-së, përpilimi i kontratës nuk është azhurnuar plotësisht sipas kërkesave të tenderit.

Po ashtu, edhe në rastin Deklarata e Nevojave dhe Përcaktimit të Disponueshmërisë së Fondeve ARKEP-i, kishte nënshkruar pas raportit të vlerësimit nga komisioni për vlerësimin e ofertave. Sipas ZAP-së, në njërin rast plani për menaxhimin e kontratës nuk ishte nënshkruar as nga ana e ARKEP dhe as nga OE.

Ndryshe, sipas ZAP-së, në vitin 2014 , ARKEP kishte zhvilluar procedura të prokurimit dhe ka nënshkruar kontrata në vlerë prej 257,947 euro. Vetëm një prej tyre është investim kapital me vlerë prej 199,598 euro e realizuar në fund të vitit. ARKEP, ishte përballur me sfida në fushën e prokurimit të cilat vinin si pasojë e mungesës së menaxherit të zyrës së prokurimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat