AKB: Gjendja e rëndë ekonomike, shteti të marrë masa

Ekonomi

AKB: Gjendja e rëndë ekonomike, shteti të marrë masa

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:16

Gjendja ekonomike në vend është duku u vështirësuar, prodhuesit janë duke u dobësuar çdo ditë e më shumë, kjo për shkak të mos reformimit të politikave fiskale të proklamuara por jo të realizuara në praktikë.

Kështu u shprehen përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB),në një konferencë për media, ku u kërkua që Dogana e Kosovës të mos vazhdojë t’i dëmtojë bizneset në vend.
Nënkryetari i AKB-së, Burim Pirraj, ka thënë se AKB ka nxjerrë disa rekomandime ku kërkon nga Ministria e Financave që menjëherë të anulojë udhëzimin administrative numër 4/2014 , që ka të bëjë me përcaktimin e kostos së mallrave të importuara, me kthimin e mjeteve të gjitha kompanive që janë marrë në mënyrë të padrejtë.

Pirraj: Nëse ky udhëzim nuk do ta anulohet do t’i drejtohemi Kushtetueses

“AKB-ja kërkon nga Ministria e Financa e që menjëherë ta anuloj udhëzimin administrativ numër 04/2014...Nëse ky udhëzim nuk do ta anulohet do të njoftohet opinion se vlerësimi është anuluar në afate prej 10 ditëve, ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij udhëzimi administrativ...Të ndërpritet praktika e rivlerësimit të mallit ...Të hiqet taksa prej tre eurove për qeset plastike që përdorennë prodhim për paketimin final të produkteve nga gjithashtu të hiqet leja e importit për to”, ka thënë Pirraj.

Ai po ashtu ka thënë se AKB-ja është kundër informalitetit, mirëpo nuk i përkrahin institucionet që në emër të luftimit të informalitetit të pengojmë zhvillimin e lirë të bizneset.

Muhamet Hasani, tregtar dhe transportues nga kompania “Megatrans”, ka kritikuar drejtorin e doganave që thirret në marrëveshje mes doganës së Turqisë dhe prapë nuk i njeh dokumentet e importit të mallrave të prezantuara nga kompania e tij.

Hasani: Na rivlerësohet malli deri në 50 -100 %

“Mallrat që dalin nga Turqia janë me vlera më të lartë në qoftë se për të ato janë valide kur janë me vlera më të larta, atëherë kur vij në faktuarat që janë pse e rivlerëson mallin. Do të thotë kur vijën faturat e njëjta prapë e dogana e rivlerëson mallin edhe ato shkon deri në 50 për qind 100 për qind varet”, ka thënë ai.

Sipas tij, me këtë veprim të doganës është rrit informaliteti, ku po shfrytëzohen pikat kufitare në veri të Mitrovicës.

Po ashtu, edhe Diamant Elshani, koordinator në AKB nga rajonin e Pejës, ka treguar se një kompani nga rajoni i Pejës ka humb një kontratë milionëshe, kjo pasi doganat i kanë rritë bazën doganore.

Elshani: Kemi humbje kontratë milionëshe

“Ai biznes i cili e ka bërë ankesën te aleanca jonë ka qenë i detyruar që me sjell lëndën e parë prej Zvicrës edhe në momentin që është fut në doganë, baza doganore iu ka rrit edhe automatikisht ajo kontratë ka dështuar kontrata ka qenë shumë reale”, ka thënë Elshani.

Kurse, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka thënë se ky vit do të karakterizohet me një t’kurrje ekonomike e që kjo do të reflektohet tek qytetarët ,bizneset por edhe tek agjencionet që kanë për të mbledhur taksa për të mbushur buxhetin e Kosovës.

Shahini: Gjendja ekonomike në Kosovë e rëndë

"Gjendja ekonomike në Kosovë është duke u vështirësuar dhe kjo vështirësi po vjen pikërisht nga mos reformimi i politikave fiskale e që kjo po e rendon tej mase biznesin vendor. Është një kohë kur fuqia konkurruese e bizneseve vendore për çdo ditë po dobësohet dhe pikërisht janë institucionet e Kosovës ato që e mbajnë përgjegjësinë”, tha Shahini.

Gjahini u ndal edhe te vendimi i fundit lidhur me rastin Drenica, duke thënë se gjykimet politike po i dërgojnë mesazh të keq investitorëve të huaj dhe vendor. /P.Musa/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat