AKS: Eksporti mbulon importin

Ekonomi

AKS: Eksporti mbulon importin

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:07

Në Kosovë eksporti po mbulon importin më 12.4 për qind. Në një raoprt të publikuar nga Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), thuhet se të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin prill 2015 prej 196,1 milion euro krahasuar me deficitin prej 181,3 milion euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014.

Sipas raportit eksporti i mallrave në muajin prill 2015 kishte vlerën 27,7 milion euro, ndërsa importi 223,8 milion euro, është një rritje prej 13.3 për qind për eksport si dhe 8.8 për qind për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit janë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, produktet minerale e të tjera, kurse përq indja më e madhe eksportit realizohet në Indi, Shqipëri dhe Maqedoni

Ndërsa, importin e përbëjnë produktet minerale, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike e tjera. Për qindja më e madhe e produkteve të importuara në tregun e Kosovës janë nga shteti i Serbisë, Gjermanisë dhe Turqisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat