OEK e sheh Arsimin profesional si faktor i zhvillimit ekonomik

Ekonomi

OEK e sheh Arsimin profesional si faktor i zhvillimit ekonomik

Më: 29 maj 2015 Në ora: 07:37

Oda Ekonomike e Kosoves dhe Qendra e Kompetences ne Ferizaj me perkrahje te Agjencionit per Arsim profesional dhe te rritur si dhe organizata Lux Development nenshkruan Memorandumin e mirëkuptimit per bashkëpunimin.

Oda Ekonomike e Kosoves e sheh Arsimin dhe aftësimin profesional si faktorin kryesor te zhvillimit ekonomik te nje vendi. Andaj, ne jemi shumë të interesuar që në të ardhmen të japim kontributin tonë profesional dhe kjo qender e kompetences te jete në nivelin më të lartë të profesionalizmit.Me këtë rast kam kënaqësinë që në emër të Odës Ekonomike të Kosovës të nënshkruaj këtë Memorandum mirekuptimi me Qendrën e Komptencës në Ferizaj“ tha Parim Bajrami, Sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës.

Përfaqësuesi i LuX Development, z. Herman Sonnenveld tha se ,, Përvoja evropiane ka treguar se insitucionet si Oda Ekonomike është një faktor i rëndësishem i bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe shkollave profesionale. Qendra e Kompetences ne Ferizaj ka nevojë për përkrahje dhe me këtë Memorandum është bërë një hap i rëndësishem“.

Nga ana tjeter ,Drejtori i Qendrës së kompetencës, z. Bashkim Hyseni tha se ,, Nxënësit kanë nevoje për praktikë profesionale dhe ne shpresojme qe permes këtij Memorandumi të sigurojmë vende te praktikës profesionale si në Kosovë edhe në Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat