Shefja e FMN-së: Dalja e Greqisë nga eurozona është një mundësi

Ekonomi

Shefja e FMN-së: Dalja e Greqisë nga eurozona është një mundësi

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:06

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde theksoi se një dalje e Greqisë nga zona euro ishte një mundësi, sipas një interviste për të përditshmen gjermane FAZ që do të publikohet nesër.

“Dalja e Greqisë nga zona euro është një mundësi”, theksoi Lagarde, e cila mori pjesë në Dresde në një takim të ministrave të Financave të G7-s.

”Një dalje e tillë nuk do të ishte një etapë e lehtë, por nuk do të nënkuptonte gjithashtu fundin e euros”, theksoi ajo për Frankfurter Allegemeine Zeitung.

“Është shumë e vështirë që ne të arrijmë një zgjidhje të plotë në ditët e ardhshme“ shtoi Lagarde duke përgënjeshtruar deklaratat e Athinës se një marrëveshje ishte shumë pranë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat