Deficiti tregtar, më i larti që nga 2012

Ekonomi

Deficiti tregtar, më i larti që nga 2012

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:08

Importet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi kanë shënuar një rritje të lartë prej 19% në 34 miliardë lekë, kryesisht si rrjedhojë e projekteve madhore në energjetikë (ndërtimi i hidrocentralit të Devollit)…

Importet janë rritur me vetëm 0.7% me bazë vjetore për katërmujorin (nga 0.9% që ishte rritja për janar-mars 2015), duke arritur në 161.9 miliardë lekë. Megjithatë makineritë pajisjet dhe pjesët e këmbimit, që janë një tregues i investimeve janë në rritje dyshifrore.

Grupi që ka shënuar rënien më të madhe është ai i “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë” që u tkurr me 37% në 18 miliardë lekë, duke dhënë ndikimin kryesor në performancën e dobët të importeve. Rënia e importeve të energjisë dhe sidomos të karburanteve, si rrjedhojë e zëvendësimit të importeve me prodhimin vendas, janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Përmbytjet, që ulën prodhimin vendas, kanë ndikuar dhe në rritjen e importeve të ushqimeve, pikeve e duhanit, duke u zgjeruar me 8.3% në 29 miliardë lekë.
Ecuri positive ka shënuar grupi i produkte kimik dhe plastike 12% në 23.4 miliardë lekë.
Në rënie të letë kanë qenë dhe materialet e ndërtimeve dhe metaleve, së bashku me prodhimet e drurit dhe të letrës.

Importet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi kanë shënuar një rritje të lartë prej 19% në 34 miliardë lekë, kryesisht si rrjedhojë e projekteve madhore në energjetikë (ndërtimi i hidrocentralit të Devollit).

Si rrjedhojë e rënies së eksporteve dhe rritjes së lehtë të importeve, deficit tregtar është thelluar me 6% për janar-prill 2015, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2012./Monitor

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat