Dredhëza vendore me shije fantastike (Foto)

Ekonomi

Dredhëza vendore me shije fantastike (Foto)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:57

Për katër ditë rresht duke filluar nga sot, sheshi “Nënë Tereza” i Prishtinës do të jetë i mbushur edhe me dredhëza. Kjo, pasi që po shënohet java e këtij fruti. Kultivues të shumtë të dredhëzës kanë zënë vend në të dyja anët e sheshit ku edhe po promovojnë produktet e tyre.

Në vizitë sot u shkuan zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe drejtues të misionit USAID-it, të cilët janë edhe dy prej mbështetësve të këtij sektori.

Në fakt, USAID dhe Ministria e Bujqësisë e kanë bërë traditë që të shënojnë javën e dredhëzës dhe sot kjo javë po organizohet për herë të katërt.

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, gjatë kësaj vizite foli për bashkëpunimin e mirë me USAID dhe tha se partneriteti i tyre është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

“Ishte kënaqësi që bashkë me drejtorin e USAID-it në Kosovë ti vizitojmë këta prodhues të dredhëzave të vendit tonë për të shënu ar edhe javën e dredhëzës që tashmë është bërë një eveniment publik, tradicional në bashkëpunim me USAID-in dhe Ministrinë e Bujqësisë. Është një moment për të festuar edhe këtë partneritet shumë të rëndësishëm që ne e kemi për zhvillimin e bujqësisë, në Kosovë, por edhe për të inkurajuar dhe mbështetur prodhuesit tonë të dredhëzës të cilët në vitet e fundit padyshim qe kanë arritur që edhe të shtojnë sipërfaqet edhe të rritin prodhimet te ndikojnë dukshëm ne rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal”, tha Krasniqi.

Ai tha se ne bashkëbisedim me prodhuesit se kanë një situatë inkurajuese që i bënë të vazhdojnë me mbështetjen e mëtejme të sektorit të pemëve. “Me lejoni që ta ceki që për herë të parë këtë vit Ministria e Bujqësie, ka filluar edhe me subvencionimin e pemishteve ekzistuese që nuk ka ndodhur me herët dhe ne po i ndihmojmë me 400 euro për hektar, të gjithë fermerët te cilët kultivojnë pemë”, ka shtuar ai.

Krasniqi tha se Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, mbetet e përkushtuar që të rrisë buxhetin për këtë sektor duke theksuar se është sektor i cili garanton sukses.

Ndërsa James Hope Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë u shpreh shumë i lumtur që po mbahet java e dredhëzës në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në mëngjes dhe që festojmë ditët e dredhëzës. Bujqësia është njëri nga sektorët më të rëndësishëm në Kosovë e zhvillon ekonomin, krijon vende të punës është diçka qe USAID-i e ka mbështetur gjatë viteve sidomos tani ne partneritetin tonë”, tha Hope.

Hape tha se sot, duke i provuar dredhëzat ka parë se kualiteti është i jashtëzakonshëm. “Bujqësia krijon vende të punës edhe përpos asaj pos krijimit të vendeve të punës është edhe një sektor shumë i mirë për Kosovën si në regjion ashtu edhe në Kosovë”, tha Hope.

Arber Hasani fermer nga Skenderaj, është shprehur i kënaqur me përkrahjen e Ministrisë se Bujqësisë. “Një mbështeje më e madhe na vyen me ndal importi i dredhëzës kjo është mbështetje më e madhe se sa grantet që ipen”, tha Hasani.
Dredhëzat e kultivuesve do të promovohen në sheshin “Nënë Tereza” deri më 31 maj të këtij viti, për gjithsej katër ditë. Një pako që peshon rreth 1 kilogramë kultivuesit e shesin për 1 euro, shumë më lirë se sa një e tillë mund të blihet në dyqane apo tregje të qytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat