Tregu i gjelbër rihapet që nga nesër

Ekonomi

Tregu i gjelbër rihapet që nga nesër

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:22

Tregu i gjelbër do të rihapet prej ditës së nesërme dhe tregtarët që shfrytëzojnë hapësirat brenda në treg do të kenë mundësi të vazhdojnë punën pasi filluan pagesën e borxheve.

Kështu u vendos gjatë një takimi që sot patën drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit me përfaqësuesit e tregtarëve që operojnë në tregun e gjelbër në Prishtinë.

Marrëveshja e përkohshme që u arrit në mes AKP-së dhe tregtarëve parasheh që tregu të rihapet që nga dita e nesërme dhe që brenda dy jave tregtarët të kryejnë obligimet e pagesës së qirasë ndaj ndërmarrjes shoqërore “Tregu”, në përputhje me kontratat e qirasë që kanë nënshkruar.

Përfaqësuesit e tregtarëve u pajtuan se kanë mbetur mbrapa me pagesa të qirasë, ndërkaq theksuan se ndër problemet kryesore që kanë ata janë tregtarët ambulant që veprojnë jashtë hapësirës së tregut në rrugë dhe që largimi i tyre të bëhet nga organet kompetente. Ata u zotuan se do të shlyejnë obligimet që kanë ndaj ndërmarrjes shoqërore.

Tregtarëve në tregun e gjelbër afër RTK-së iu ndalua ushtri mi i veprimtarisë dje (datë 25 maj 2015) përmes një vendimi të lëshuar nga Autoriteti i Likuidimit i ndërmarrjes shoqërore “Tregu”.

Kjo ndërmarrje është përfshirë në procesin e likuidimit që nga muaji korrik i vitit 2014, ndërkaq nga muaji gusht i po atij viti Autoriteti i Likuidimit kishte lidhur kontrata qiraje me tregtarët e NSh “Tregu”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat