Banka Botërore: Shqipëria ndër të fundit në botë për të drejtën e pronës

Ekonomi

Banka Botërore: Shqipëria ndër të fundit në botë për të drejtën e pronës

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:15

Në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë, vihen në dukje problematikat qe lidhen me pronën.

Sipas Bankës Botërore një… arsye për humbjen e mundësisë për të përfituar nga pasuritë natyrore lidhet me pasiguritë e të drejtave të pronësisë, të cilat prekin seriozisht përdorimin produktiv të tokës. Shqipëria ka një ndër rezultatet më të ulëta (137 nga 148 shtete) në botë lidhur me të drejtat e përgjithshme të pronësisë, veçanërisht të drejtat fizike mbi pronën. Mungesa e tregjeve funksionalë të tokës po ushtron ndikim të gjerë negativ mbi zhvillimin rural (për shembull, fragmentarizimi i madh i fermave) dhe zhvillimi urban (rritja e pakontrolluar e vendbanimeve urbane). Mungesa e planifikimit urban, e reflektuar në rritjen e shpejtë informale të zonave urbane ka cenuar potencialin e rritjes së qyteteve shqiptare. Lidhur me zonat rurale, procesi i privatizimit të tokës ka çuar në një numër të madh fermash të vogla dhe të shpërndara, duke frenuar zhvillimin e sektorit bujqësor.

Që prej vitit 2012, kishte 350,916 biznese bujqësore në Shqipëri, me madhësi mesatare prej 1.02 ha. Pjesa më e madhe e fermerëve mbeten të ngërthyer me të ardhura të ulëta, struktura mbijetese, të paaftë të përdorin tokën për gjenerimin e përfitimeve ekonomike.

Në përgjithësi, menaxhimi i paqëndrueshëm i tokës dhe zbatimi i keq i të drejtave të pronësisë përbëjnë pengesa të mëdha për kompanitë, fermat dhe familjet për t’u futur në tregun e punës.

Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm tek pronësia mbi tokën, por dhe mbi gjenerimin e të ardhurave dhe shpeshtësinë e varfërisë. Disa gupe, të tilla si gratë dhe ata që janë më pak në gjendje, janë në disavantazh shtesë pasi janë të përjashtuar nga pronësia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat