FMN e përkushtuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Kosovën

Ekonomi

FMN e përkushtuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Kosovën

Më: 26 maj 2015 Në ora: 12:00

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) z. Min Zhu, njëherit kjo është edhe vizita e nivelit më të lartë të FMN-së që e viziton Republikën e Kosovën.

Gjatë takimit është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë, për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend, si dhe për mundësin e nënshkrimit të marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministri Hoti e falënderoi z. Min Zhu për vizitën e tij të parë në Kosovë dhe informoi atë për Planin zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij parashihen një sërë masash të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe financiar të Kosovës. Ai me këtë rast gjithashtu konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim sa më të ngushtë me FMN-në.

Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së z. Min Zhu e vlerësoi lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe progresin e arritur në Kosovë deri më tani dhe gjithashtu bëri të ditur se vizita e tij në Republikën e Kosovës tregon përkushtimin e FMN-së për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pas vizitës së zëvendësdrejtorit menaxhues të FMN-së z.Min Zhu, ekipi i misionit të FMN-së do të fillojë negociatat për një program të ri të Kosovës me FMN-në. Ky program i ri me FMN-në, e rrit besueshmërinë e partnerëve tanë dhe institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës dhe mundëson hyrjen në kredi afatgjate, me kushte shumë të volitshme, për të financuar projektet madhore të Qeverisë Mustafa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat