Institucionet t'i përkrahin gratë në biznes

Ekonomi

Institucionet t'i përkrahin gratë në biznes

Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:34

Qeveria, institucionet përkatëse, OJQ-të e ndryshme dhe të tjerët, duhet të bëjnë akoma më shumë dhe pothuajse të pamundurën, që gruaja të jetë e barabartë dhe e suksesshme në biznes.

Kështu u tha mes tjerash gjatë takimit të sotëm sensibilizues për rolin e grave në biznes, të mbajtur në Mitrovicë dhe të organizuar nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe Supportive Bussines.

Drejtoresha e CBM-së, Afërdita Sylaj, tha se ky aktivitet, që është financuar nga Komisioni Evroian dhe Komuna e Mitrovicës, është mbështetje për gratë fillestare në biznes të të dyja pjesëve të Mitrovicës.

Sylaj: Gratë shumë të interesuara për projektin

“Gratë ishin shumë të interesuara për projektin në fjalë, për aktivitetet se kur do të fillojnë dhe ngjajshëm, gjithashtu u dhanë disa informata të dobishme… ka grante për gratë”, tha mes tjerash Sylaj.

Ndërkaq, kryetarja e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) në Mitrovicë, Mimoza Abrazhda, bëri të ditur se kjo Aleancë nuk mund të thuhet se bën mrekulli, por favoret e saj për gratë të përfshira në biznes janë më shumë se të mjaftueshme.

Sipas saj, gruaja akoma është e diskriminuar në këtë drejtim dhe derisa gjendja është e tillë, nuk ka potencial për përfshirjen e saj të suksesshme në biznes.

Abrazhda: Femrën e kemi lidershipe dhe ndërmarrëse

“Më pëlqeu shumë, sepse kishte një pjesëmarrje shumë të madhe….AKB-ja i ndihmon gratë në biznes, ka disa favore… Femra është një forcë e madhe dhe mund të punojë kudo, femrën e kemi lidershipe dhe ndërmarrëse, si dhe duhet të zhvillohet dhe të punojë, por duhet shumë guxim dhe durim”, theksoi Abrazhda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat