Zeka: Ka premtime institucionale, por jo edhe lehtësira për prodhuesit vendorë

Ekonomi

Zeka: Ka premtime institucionale, por jo edhe lehtësira për prodhuesit vendorë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:45

Tarifat e larta të energjisë elektrike , normat e larta të interesit bankar, taksat doganore, politikat fiskale... janë sfidat me të cilët janë duke u ballafaquar prodhuesit vendorë në Kosovë.

Këto shqetësime prodhuesve vendorë i shprehën sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, që po mbahet në Prishtinë. Pjesëmarrësit në tryezë po e vazhdojnë debatin me temë "Zhvillimi i sektorit të prodhimit - sfidat dhe mundësitë”.

Arian Zeka, kryetar i OEAK, tha se deri tani është folur shumë për lehtësira fiskale, por deri tani prodhuesit vendorë nuk kanë parë asgjë konkrete.

“Është folur tashmë shumë gjatë për më shumë se një vit edhe në mënyrë më konkrete për prezantimin e lehtësirave fiskale të cilat do t’i ndihmonin prodhuesit në vendin tonë, po që deri më tani nuk ka asgjë konkrete, nuk ka asnjë veprim i cili ka hyrë ka hy në fuqi, i cili natyrisht do të lehtësonte punën e sektorit të prodhimit”, tha Zeka.

Mërgim Prishtina, prodhues i barnave, tha se në Kosovë ambienti i të bërit biznes në përgjithësi është i rëndë dhe politikat fiskale nuk aplikohen, edhe përkundër asaj që ligji ekziston.

“Në përgjithësi, politikat fiskale ose ligjet që ndërlidhen me taksa në përgjithësi nuk janë të përpiluara në favor ose në interesi të industrisë prodhuese në kohën kur janë miratuar ligjit nuk është marrë parasysh...Në prill të vitit të kaluar është miratua edhe ligji për pezullime ,doganore por fatkeqësisht në listën e pezullimeve të lëndës së parë që pezullohen nga taksa doganore nuk janë përfshirë mbi 98 % të prodhuesve dhe fatkeqësisht nuk e di ai ligj është në fuqi por nuk prek shumicën e prodhuesve vendor ose shumicën e lëndëve të para që direkt shfrytëzohen në prodhim”, tha Prishtina.

Po ashtu edhe Kujtim Gjevori nga kompania Scampa , tregoi për sfidat me të cilat është ballafaquar në fillim të biznesit. Ai tha se udhëzimet administrative të nxjerra nga vetë shteti pa konsultim me prodhuesit I kanë dëmtuar ata.

“Shteti ka kërkuar nga ne që të prodhojmë dhe ta rrisim bilancin tregtarë, por kjo fillimisht, dhe tash po më duket më shumë marketing sesa që është shembull, po promovon taksa të lira të TVSH-së dhe tatimit në fitim kurse ngarkon pagesë të lëndës së parë dhe të doganës… Tarifat e larta të energjisë eklektike… Kemi pasur problem ku shteti ka bërë udhëzime administrative të cilat I kanë dëmtuar prodhimet vendore pa u konsultuar me ne, gjithashtu e ka dëmtuar edhe buxhetin e vet se ka mbledhur taksa me gabim të atyre udhëzimeve administrative”, tha Gjevori.

Edhe Lulzim Mustafa , prodhues i lëngjeve “Fluid”, ka treguar për pengesat me të cilat ballafaqohet si prodhues dhe eksportues.

“Pengesa gjatë eksportit, siç është mungesa e mbështetjes kreditore , tatimet doganore me vendet tjera , marrëdhëniet tregtare me vendet fqinje, gjetja e partnerëve të jashtëm, shpenzimet e prodhimit, transporti , certifikatat fitosanitare , vonesat në kalimet doganore... krejt këto janë faktorë që e pengojnë prodhuesin për të eksportuar jashtë Kosovës. Importi I madh prej shteteve tjera të rajonit e pengon shitjen e produkteve tona brenda, se ata kanë subvencione prej shtetit për eksport në Kosovë, edhe ato na pengojnë shumë”, tha Mustafa.

Tryeza e sotme në Prishtinë ishte aktiviteti i radhës i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, që ka për qëllim qëllim përmirësimin e klimës për bërje biznes në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat