Sektori i prodhimtarisë në Kosovë mbetet në pozitë të pafavorshme

Ekonomi

Sektori i prodhimtarisë në Kosovë mbetet në pozitë të pafavorshme

Më: 25 maj 2015 Në ora: 08:20

Me gjithë zotimet e shumta dhe përpjekjet për përqendrim të vëmendjes me te madhe, sektori i prodhimtarisë në Kosovë mbetet në pozitë mjaft të pafavorshme, i pafuqishëm për të ndihmuar në gjenerimin e vendeve të reja të punës por edhe në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.

Për të diskutuar lidhur me gjendjen e prodhuesve në Kosovë, pengesat me të cilat ata përballen gjatë përpjekjeve për eksportimin e produkteve të tyre, kërkesat e vazhdueshme për lirim të lendes se parë, por edhe mundësitë potenciale që ofrohen në këtë sektor, Komiteti i Prodhuesve i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon sot një tryezë publike në Hotel Nartel duke filluar nga ora 10.00.

Pikepamjet e tyre do te prezantohen nga kater prodhues te sektoreve te ndryshem ne Kosove: Scampa (prodhues i produkteve te plastikes), Pestova (prodhuesi i patateve dhe produkteve nga patatja), Trepharm (prodhues i produkteve farmaceutike) dhe Fluidi (prodhuesi i lengjeve).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat