Shtyhet afati i borxhit për Greqinë

Ekonomi

Shtyhet afati i borxhit për Greqinë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 07:55

Mesa duket afati 5 qershor kur Greqia duhej të shlyente borxhin FMN-së, do të shtyhet dhe grekët kanë shpresën se kjo datë do të mund të zëvendësohet me një raund tjetër.

Përmes një deklarate, ministri i Brendshem u shpreh se Athina nuk e ka ende gati shumën prej 1.6 miliard dollarë, por në një intervistë për BBC, kolegu i tij, ministri grek i Financave tha se vendi po bën progres.

Yanis Varoufakis u shpreh se Greqia ka punuar shumë për të përmbushur fundin e marrëveshjes me kreditorët e saj, dhe tani ata janë në pritje që institucionet ndërkombëtare t’ja kthejnë këtë përpjekje në mënyrë reciproke.

Qeveria greke, BE-ja dhe FMN-ja i kishin mbyllur negociatat për reformat ekonomike, për rreth katër muaj. Madje unioni më herët pati paralajmëruar se nëse Athina nuk e përmbush pagesën e këstit jetik brenda datës 5 qershor, atëherë do të merren masa drastike që lidhen drejtepërdrejtë me ekonominë e Greqisë.

Kjo mund të shtyjë qeverinë greke qe të lë monedhën e përbashkët euro, fenomen i njohur ndryshe si “Grexit”.

Por, sipas ministrit te Financave Varoufakis kjo do të ishte një fatkeqësi për të gjithë. Greqia ka qenë e përjashtuar nga tregjet e bonove, dhe me bllokimin e tanishëm Athina ka qenë në tentativa të vazhdueshme për të përmbushur detyrimet e borxhit dhe për të paguar pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat