Hoti thotë se Kosova po planifikon të hyjë në kredi për të financuar “projekte madhore”

Ekonomi

Hoti thotë se Kosova po planifikon të hyjë në kredi për të financuar “projekte madhore”

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:53

Qeveria Mustafa intensifikon bashkëpunimin me FMN për të mundësuar financimin e projekteve zhvillimore, ka shkruar Ministri i Financave në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij

Më datë 20 maj, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka trajtuar raportin për Kosovën në kuadër të “Konsultimeve sipas Nenit IV”, të zhvilluara në mars të këtij viti. Këto janë konsultime të rregullta që FMN bënë me secilin vend anëtarë.

E them me kënaqësi që ka një gatishmëri të FMN-së për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në objektivat e saj zhvillimore. Në këtë drejtim, do të rishikohet rregulla fiskale sa i përket shpenzimeve buxhetore për të mundësuar investime kapitale në projekte në sektorë si bujqësi, infrastrukturë dhe furnizim me ujë, të cilët projekte krijojnë mundësi zhvillimore dhe punësim. Në veçanti, projektet e ujitjes së tokave bujqësore krijojnë mundësi për rritje të prodhimtarisë bujqësore për të zëvendësuar importin e madh të produkteve ushqimore.

Në javën që vjen, Kosovën do ta vizitojë Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, z.Min Zhu, së bashku me një ekip që do të fillojë negociatat menjëherë pas vizitës së tij për një program të ri të Kosovës me FMN-në. Ky program i ri me FMN-në, e rrit besueshmërinë e partnerëve tanë dhe institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës dhe mundëson hyrjen në kredi afatgjate, me kushte shumë të volitshme, për të financuar projektet madhore të Qeverisë Mustafa.

Deklarata e FMN-së është në linkun në vijim: http://www.imf.org/external/np/sec/pr/2015/pr15234.htm

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat