BE ndihmon Kosovën për lëvizje të lirë të mallrave

Ekonomi

BE ndihmon Kosovën për lëvizje të lirë të mallrave

Më: 22 maj 2015 Në ora: 12:02

Lëvizja e lirë e mallrave do të mund të arrihet vetëm duke eliminuar masat që kufizojnë tregtinë dhe detyrimet doganore dhe kufizimet sasiore.

Kështu u tha në një konferencë për të shënuar Ditën Botërore të Metrologjisë, të organizuar nga Agjencia e Metrologjisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me projektin e BE-së për “Lëvizje të Lirë të Mallrave”.

Ndonëse Dita Botërore e Metrologjisë është me 20 maj, ajo në Kosovë këtë vit është shënuar me aktivitet dy ditë më vonë. Vonesa në shënimin e kësaj dite sipaspranishmëve në këtë konferencë nuk zbeh rëndësinë që ka metrologjia në vendin tonë.

Zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati, tha se krijimin i një sistemi të mirë të metrologjisë ndihmon zhvillimin e prodhimtarisë në përgjithësi, dhe se lëvizja e lirë e mallrave do të mund të arrihet vetëm atëherë kur hiqen kufizimet doganore.

Kastrati: Lëvizja e lirë e mallrave arrihet duke eliminuar masat doganore

“Lëvizja e lirë e mallrave do të mund të arrihet vetëm duke eliminuar masat që kufizojnë tregtinë dhe detyrimet doganore dhe kufizimet sasiore për të gjitha masat me efekt të barasvlershëm për lëvizjen e lirë të mallrave”, tha Kastarti.

Ndërsa, drejtoresha e departamentit të Industrisë në MTI, Valbona Dushi, nënvizoi rëndësinë që ka ky projekt për “Lëvizje të Lirë të Mallrave”, për institucionet e vendit, duke ndihmuar kësisoj në ngritjen e infrastrukturës së cilësisë, si dhe rregullimin e tregut të lirë të mallrave, çka edhe është njëra prej obligime që ka Kosova në raport me BE-në.

Dushi: Ky është një projekt i rëndësishëm

“Është një projekt i një rëndësie të veçantë pasi që do të asistoj Qeverinë e Kosovës në aspektin e legjislacionit, përshtatshmërisë së legjislacionit kosovar me atë të BE. Po ashtu, në rregullimin e tregut do të ndihmoj në ngritjen e infrastrukturës së cilësisë, do të ndihmoj edhe në rregullimin e tregut, lëvizjes së lirë të mallrave, dhe kjo do të jetë një ndihmës në të ardhmen në përmbushjen e obligimeveqë ka Kosova ndaj BE-së,sa i përket marrëveshjes së Stabilizim AsociImit”, tha Dushi.

Ndërsa, Corinne Deleu, përfaqësuese e zyrës së BE-së në Kosovë tha se BE do të vazhdojë të përkrah Kosovën në fushën e metrologjisë. Deleu po ashtu theksoi se Qeveria e Kosovës ka rolin kryesor në zhvillimin e infrastrukturës së kualitetit.

Deleu: BE do të mbështes Kosovën

“Qeveria e Kosovës ka një rol kyç në zhvillimin dhe modernizimin e institucioneve për infrastrukturë të kualitetit dhe mund të iu garantoj se BE-ja në do të vazhdoj të mbështes sistemin e infrastrukturës në Kosovë”, theksoi Deleu.

Ndryshe, të pranishmit në fund të konferencës patën mundësi të njihen edhe me çështjet teknike sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat