Njohje ndërkombëtare për rakinë e rrushit nga Kosova

Ekonomi

Njohje ndërkombëtare për rakinë e rrushit nga Kosova

Më: 20 maj 2015 Në ora: 19:56

Cilësia e rakisë së rrushit nga vendi ynë është vlerësuar ndërkombëtarisht duke fituar medaljen e bronztë në një garë internacionale që është organizuar në Austri.

Rakia jonë ka marr pjesë në konkurrencën më të fortë atë të Rakisë Fisnike – Edelbrand, ku konkurojnë rakitë me përbërje të pastër kimike pra rakitë e pastra të frutave.
„Destillata Awards“ njihet si një ndër shpërblimet më serioze që organizohen në këtë fushë dhe është një vend ku tash e shumë vjet takohen prodhuesit dhe konsumatorët.
Këtë vit në garë kanë marr pjesë mbi 3000 pjesëmarrës nga Austria dhe Evropa Qendrore si Hungaria, Sllovakia dhe vendet e Ballkanit, Kroacia, Slovenia e Serbia.

Rakia e prodhuar në destilerinë e ndërmarrjes private Rugova në fshatin Cercë të Istogut i është nënshtruar kritereve profesionale të vlerësimit sikur: kjartësia, aroma, shija dhe qëndrueshmëria.
Kjo raki mund të blihet direkt te prodhuesi në këtë fshat apo në Istog me emrin FRON. Në këtë rajon kjo raki njihet me emrin „Raki e Rugov’ve“.
Planet e këtij prodhuesi vendor janë që së shpejti kjo raki së bashku me rakitë tjera si ajo e mollës, dardhës, kumbullës e ftonit të shiten në Evropë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat